12 Qershori i vitit 1999, dita kur NATO ka hyrë në Kosovë, paraqet njërën prej datave më të rëndësishme në historinë e shtetit të Kosovës, vlerësojnë qytetarët dhe zyrtarët e Kosovës.

Sipas tyre, ndërhyrja e NATO-s paraqet kurorëzimin e aspiratave shekullore të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ndërhyrja e NATO-s dhe shtrirja e trupave të KFOR-it kanë bërë që Kosova sot të jetë e lirë dhe e pavarur, vlerësojnë udhëheqësit dhe përfaqësuesit politikë në Prishtinë.

Sipas tyre, trupat e NATO-s i duhen Kosovës edhe sot, kur ajo është një shtet i pavarur.

Kjo prani vlerësohet të jetë në funksion të stabilitetit rajonal dhe në harmoni me ambiciet e Kosovës për të qenë pjesë e Aleancës Veri-atlantike.

SHPËRNDAJE