Kushtrim MALIQI

Preshevë,25 maj

Nëse Ndërrmarja Publike Moravicapoo të ishte Ndërrmarje Private,jam i sigurtë se në këtë ndërrmarje nuk do të kishte vend për më shumë se 25 punëtorë,por politika ka bërë që të këto tollovira të cilat nuk janë bërë as gjatë kohës së paraardhësit tim e as gjatë para ardhësit të tijë,këto janë probleme të cilat vijnë që nga themelimi i kësaj ndërrmarrje.

Presheva Jonë: z.Sadiku,cila është gjendja aktuale e ndërrmarjes publike “Moravica“ ?

Naser Sadiku:
Ndërmmarja publike të cilën unë e udhëheq,vlerësoj së në përgjithësi nuk është në gjendje të mirë sepse problemet me mbledhjen e borxheve  nga qytetarët është bërë jo e vështirë por e pamundur deri tana. Duke pas parasyshë që në strukturën e të punësuarve kemi 55 punëtorë,nganjëherë është e vështirë që të grumbullojmë para edhe për pagat e tyre duke pasur këtu parasyshë edhe riparimet apo intervenimet në mjeteve punuese edhe ashtu mjaftë të amortizuara.

Presheva Jonë:
Drejtor,e përmendët krizën në kontuinitet të ndërmarrjes ku ju veproni sa i përketë inkasimit të të hollave,si është saktësishtë gjendja e financave?

Naser Sadiku: është një gjendje mjaftë e vështirë këtu në NP-Moravica,e them këtë duke e pasur parasyshë se qytetarët e Komunës së Preshevës kësaj ndërrmarje i kanë borxh më shumë se 35 mln dinar (350 mijë euro. Në listën e borgjlinjëve kemi edhe qytetarë të tillë të cilët na kanë borxh edhe më shumë se 170 mijë dinarë (mbi 1 700 euro) dhe edhe pse kemi kërkuar ndihmë nga gjyqsia,ata na kanë kthyer përgjigje se nuk kanë çfarë të bëjnë,nuk kanë qka ti marrin atyr (borxhlinjëve). Shembull për këtë muaj i kemi përgatitur faturat për qytetarët të cilët kapin vlerën e rrethë 2 milion dinarë (mbi 20 mijë euro),dhe kjo ndodhë për cdo muaj,ndërkohë që nga të gjitha këto fatura ne mund të mbledhim jo më shumë se 700 mijë dinarë ( 7 mijë euro). Problem i cili gjithashtu godet fuqishëm në financat e NP-Moravica është numri shumë i madhë i punëtorëve,kjo ndërrmarrje sikur të ishte e privatizuar jam i sigurt se nuk do të
mund të kishe më shumë se 25 punëtorë. Unë nuk pajtohem asesi me faktin se shumica e punëtorëve të NP-Moravica këtu vijnë për të pushuar e jo për të punuar.

Presheva Jonë: Jeni furnizues të qytetit me ujë të pijshëm,si është gjendja e këtij sektori,a pritet të ketë mungesa uji këtë sezon verorë?

Naser Sadiku: Po,NP-Moravica është përgjegjëse për ujësjellësin e qytetit dhe them se puna në këtë sektor është relativishtë e mirë,rezervat dhe burimet tona nga të cilat i furnizojmë qytetarët janë tri dy të karadakut dhe një e Zhunicës dhe deri tani gjendja në këto pika është e kënaqshme dhe them se nuk presim që të kemi probleme me ujë,por deri atëher kur uji nuk keqpërdoret nga qytetarët. NP-Moravica nuk është ndërrmarja e cila qytetarëve u siguron ujë për të ujitur fushat e livadhet,për këtë arsye ju kisha lutur të gjithë qytetarët që ta përdorin ujin për shërbime elementare familjare,pije e patrim dhe jo ta keqpërdorin atë sikurse viteve të tjera dhe më pas të kemi mungesa të ujit të pijshëm.

Presheva Jonë: z.Sadiku,po cila është gjendja e grumbullimit të mbeturinave dhe ujërave fekale në qytetin e Preshevës,përgjegjësi kjo e cila rëndon mi ndërrmarjen tuaj?

Naser Sadiku: Po,tash e sa vite edhe para se të isha unë drejtor sikurse edhe tash Moravica bënë grumbullimin e e mbeturinave nëpër shumicën e lagjeve të qytetit. Ne e bëjmë punën tonë me ato kushte të cilat i kemi,por vlenë të theksohet se mjaftë probleme po na shfaq amortizimi i skajshëm i mjeteve transportuese punuese. E kemi marrë një kamion të ri vitin e kaluar dhe sigurishtë se po na lehtëson mjaftë punën,por është shumë e vështirë vetëm me një që të mbulohet të qyteti. Edhe në këtë sektor problem për ne është grumbullimi i të hollave për shërbimin të cilin e kryejmë,problem gjithashtu është edhe vendi i deponimit të mbeturinave i cili tani për tani nuk është aspak i përshtatshëm dhe për këtë nevoitet patjetër një zgjidhje e shpejt,pasi që jo shumë largë kohë,para dy ditësh pikërishtë për këtë qështje isha në gjyq sepse në vendin ku ndodhen tani mbeturinat,rrugës për Gjilan nuk është vend i përshtatshëm as për natyren e gjelbrimin por as edhe për njerëzit.

Presheva Jonë: Drejtor,cila janë planet tuaja afatshkurtëra?

Naser Sadiku:
Pas pranimit të mbi 50 kontinierëve si fondacion para disa ditëve,e kemi në plan që t`i shpërndajmë nëpër rrugët kryesore të qytetit ku mund të qarkullojnë edhe kamionët,e më pas të tjerët do ti ndajmë nëpër lagje tjera sipas nevojës. Plan tjetër i cili presim të fillojë së shpejti është edhe fillimi i trrasimit të rrugës drejt Kalasë së Qyytetit,në këtë projekt do të marrin pjesë 22 punëtorë të rinjë jo të cilët janë aktualisht të punësuar,këta na ka dërguar qendra sociale për punësim.

SHPËRNDAJE