Napoli – Mançester Siti, kryesfida e mesjavës

Sonte në mbrëmje rikthehen emocionet e ligës më të fort në futbollin evropian, Ligës së Kampionëve.

http://www.botasot.info/img/napoli-city.jpgNë Grupin A, kryesfida do të luhet në “Sao Paulo”, ku do të ballafaqohen Napoli dhe Mançester Siti. Skuadra italiane, në të cilën luan edhe shqiptari Blerim Xhemajli vetëm më fitore mund të shpresojë për të siguruar një vend që çon në fazën tjetër të garave në këtë ligë atraktive, në të kundërtën skuadra e Siti do të mbetet në pozitën e dytë dhe do të ishte më afër kalimit në rrethin tjetër të garave.

Ndërkaq Bajern Munih që mban kreun e tabelës në këtë grup llogaritët favorit në duel me Villarealin, kjo e fundit ka humbur të gjitha gjasat, sepse ende nuk ka arkëtuar asnjë pikë.

Në grupin B, pritet ndeshje të forta në sfidat në mes CSKA Moske – Lille dhe Trabzonspor – Inter. CSKA dhe Trabzonspor aktualisht kanë nga pesë pikë dhe në takimet e radhës, skuadra e cila do t’i gëzohet fitore do të mund të kualifikohet për garat e mëtejme. Ndërkohë sonte në mbrëmje do të luhen edhe ndeshjet e grupit C, ku veçohet ballafaqimi në mes Mançester Junajtedit dhe Benfikes, skuadra këto që kanë nga tetë pikë dhe janë në rruge të mirë të sigurojnë kualifikimin për rrethin tjetër të garave.

Ndërkaq ndeshja tjetër e këtij grupi në mes Otelul Galati dhe Bazelit, do të luhet vetëm formalisht, sepse këto skuadra kanë humbur gjasat për kualifikimi. Kurse në Grupin D, Real Madridi, që po shkëlqen në këtë sezon të garave tashmë ka siguruar kualifikimin më 12 pikë të tubuara deri tash, do të takohet me Dinamon e Zagrebit. Bazuar në statistikat e këtyre dy skuadrave, “Los Blankos”, në të gjitha pikëpamjet llogaritën favorit në duel më Dinamon, skuadër në të cilën militon sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj.

Ndeshje e fortë pritet të luhet edhe në duelin tjetër të këtij grupi në mes Lionit dhe Ajaksit. Lioni vetëm më fitore mund t’ia rrëmbej pozitën e dytë Ajaksit, sepse çdo rezultat tjetër shkon në favor të Ajaksit.

Të martën takohen:

Grupi A

20:45 Bajern Munih – Villarreal

20:45 Napoli – Mançester S.

Tabela

1.Bajern 4 10

2.Mançester S 4 7

3.Napoli 4 5

4.Villareal 4 0

Grupi B

18:00 CSKA Moske-Lille

20:45 Trabzonspor – Inter Milan

Tabela

1.Inter 4 9

2.CSKA Moske 4 5

3.Trabzonspor 4 5

4.Lille 4 2

Grupi C

20:45 Mançester J. – Benfika

20:45 Otelul Galati – Bazel

Tabela

1.Mançester J 4 8

2.Benfika 4 8

3.Bazel 4 5

4.Otelul Galati 4 0

Grupi D

20:45 Lion – Ajaks

20:45 Real Madrid – Dinamo Zagreb

Tabela

1.Real Madrid 4 12

2.Ajaks 4 7

3.Lion 4 4

4.Dinamo Zagreb 4 0.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni