Nano, përgatitje për një parti të re?

Nga deputetët aktualë pritet t’i bashkohen Islami, Harasani dhe Arben Malaj

Nano ka 15 ditë që është kthyer nga plazhi dhe gjatë këtyre dy javëve ka vazhduar me takimet periodike në zyrën e tij tek restoranti pranë Stadiumit Dinamo, por disa herë ka shkuar edhe në qytete të ndryshme si Durrës, Vlorë, Sarandë, etj, për të bashkëpunuar me strukturat e lëvizjes së tij politike. Sipas gazetes Sot , Nano ka vendosur që platforma e kësaj lëvizjeje të kthehet në platformë partie. Ai vetë do të jetë themeluesi dhe kryetari i saj, ndërkohë që emri i partisë ende nuk është bërë publik. Ndërkaq, në të gjitha qytetet dhe rrethet e Shqipërisë janë përcaktuar me detaje kryetarët dhe nënkryetarët e degëve të cilët do të drejtojnë punën e partisë së Nanos jashtë Tiranës.

Mbështetësit dhe deputetët

Aktualisht, duket se Fatos Nano nuk ka rrugë tjetër për të rifituar mbështetësit dhe autoritetin e dikurshëm, përveçse të themelojë një parti të re. Pas zhgënjimit me Berishën, Ramën e Metën lidhur me zgjedhjen e presidentit, Nano ka përveshur mëngët për të konkretizuar një aksion të ri politik edhe për faktin se ai nuk mundësitë potenciale i disponon në politikë. Jashtë politikës, thuhet se Nano nuk mund të një asgjë tjetër. Në këtë kontekst një listë paraprake dhe emergjente e mbështetësve të Nanos është ajo ku përfshihen emra e Elmaz Sherifi, Edlira Haxhiymeri, Petro Koçi, Rrapush Tola, Flamur Hoxha, Rajmonda Stefa, Luan Memushi. Bardhyl Agasi, Natasha Paço, Gjergj Koja, Makbule Çeço etj. Nga deputetët që do të bashkohen me Nanon deri tani dihen emrat e Kastriot Islamit dhe Andis Harasanit, ndërkohë që hidhen dyshime për Arben Malajn.

Aleancat dhe koalicionet

Kuptohet qartë se Nano do të bëjë një parti kundër kupolës rozë për të baraspeshuar dhe për të rivendosur ekuilibrat e dy forcave kryesore politike pas publikimit të partisë së Topit dhe Spahiut. Nano flet për bashkëveprim me të majtët por kuptohet se bashkëpunimi i tij kryesor do të jetë padyshim me Berishën. Por aleancat fillestare të kësaj partie të re do të kërkohen majtas, ku që në fillim do të shkrihen në të, partia e Elmaz Sherifit, e Gjergj Kojës, apo ndofta edhe e Petro Koçit, por kjo gjë mbetet për t’u konfirmuar. Bëhet gjithashtu e ditur se partia e re e Nanos do të synojë 5-6 deputetë në kuvendin e ardhshëm, gjithmonë duke mbështetur në koalicione të qëndrueshme dhe me peshë. Ndërkohë selia rozë duket se është e shqetësuar për këto lëvizje.

Nano presion Ramës

Fatos Nano ushtroi presionin ndaj PS para zgjedhjes së Nishanit, duke kërkuar që të kandidohej nga PS brenda 24 orësh për president. Ndryshe, Nano tha se do të niste një lëvizje brenda së majtës. Shtabi i Nanos tha në zyrën e tij ai ka zhvilluar takime intensive me ish-deputetë, ish-drejtues qendrorë dhe lokalë të PS, si edhe me drejtues e aktivistë të shoqërisë civile dhe të rinj e të reja.“Fatos Nano ka shpjeguar se vetëofrimi i tij më së shumti ka synuar të pikëtakohet me PS dhe kandidimi i tij të niset dhe mbështetet nga PS, edhe pse Fatos Nano ka qenë për 15 vjet kryetar i PS. Në këto takime është folur edhe për ngurimin e gjatë, të pakuptueshëm dhe të paarsyeshëm të Kryetarit të PS, Edi Rama, për ta mbështetur”, thuhet në deklaratë


1 Komente

  1. Abraham TheSimpson, September 23, 2012:

    Nano nese formon parti te lutem pagzoje PARTIA E PAREVE

Komentoni