Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve’ pritet që në mes të kësaj jave të shpallë edhe hapat e mëtejshëm të veprimtarisë së saj. Bëhet e ditur se ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, së bashku me koordinatorët dhe bashkëpunëtorët e tij do të dalë në një konferencë shtypi, ku mendohet se do të bëjë publike qëndrimet më të fundit për veprimtarinë e lëvizjes.

Në fakt, në periudhën e verës nuk mendohet të jetë ndonjë veprimtari shumë e madhe, për shkak se edhe njerëzit do të pushojnë, por në shtator, ashtu siç kanë deklaruar edhe pjesëtarë të Lëvizjes, do të ndihet më fort edhe ndikimi i Nanos, në bazën e PS-së. Për më tepër që kjo lëvizje synon bashkimin e socialistëve dhe fitoren në 2013-ën.

SHPËRNDAJE