INTERVISTË ME NAGIP ARIFIN, KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE NË BUJANOC

 

 

“Rreth  zgjedhjeve lokale, ne kemi bërë apel tek të gjithë qytetarët që në mënyrë masovike të dalin e të votojnë për atë subject për të cilin atyre ua merr mendja se mund të punoj më tepër, kurse sa i përketë zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale ne kemi bërë ftesë tek simpatizuesit tanë që ato ti bojkotojnë sepse Republika e Serbisë ka shpallur zgjedhje edhe në Republikën e Kosovës, thotë lideri i PD-së z.Nagip Arifi  në intervistën dhënë agjencisë informative « Presheva Jonë »

 

 

Presheva Jonë: z.Arifi janë zgjedhjet e para tuajat si subjekt i ri (PD) politik në qka është i përqëndruar aktualisht aktiviteti juaj parazgjedhor ?
NAGIP ARIFI:   Sic është i njoftuar opinion në tani më e kemi dorëzuar listën e këshilltarëve të mundshëm pranë ansamblesë komunale në një afat tepër të shkrutër,pra për vetëm tri ditë kemi arritur që të grumbullojmë më tepër se 1600 nënshkrime,edhe pse me ligj është e paraparë që për cdo këshilltarë të grumbullohen nga 30 nënshkrime që do të thotë se total nevoiten 1230. Ne edhe pse jemi subjekti më i ri në Komunën e Bujanocit,listën e kemi dorëzuar me numrin më të madhë të nënshkrimeve. Tani jemi duke bërë përgatitjet që me cdo nëndegë të bëjmë takime me qytetarët dhe të bisedojmë e të dëgjojmë problemet e tyre dhe tia prezantojmë programin tonë e që sipas të gjitha gjasave ne do të jemi subjekti i parë në Bujanoc dhe do të mundohemi që ato probleme tia zgjidhim qytetarëve.
Presheva Jonë:  Si cdo parti edhe ju keni filluar fushatën, Në tubimet  e juaja cilat janë premtimet, apo objektivat e subjektit tuaj para elektoratit ?

 

NAGIP ARIFI:  Premtimet të cilat sigurishtë se do të përmbahen dhe realizohen do të jenë së pari administrate do të ketë punë efikase,korrupcioni do të ketë zero tolerancë,do të koncentrohemi në zhvillimin ekonomik,do të orientohemi në politikë lokale dhe cka neve na takon,nuk do të na interesoj se cka bënë Obama apo Putini por do të na interesojnë qështjet të cilat janë të kapshme dhe me interes për qytetarët tanë.

 

 

Presheva Jonë: Me daljen e partisë së juaj në skenë u degjuan zëra sikur  janë bërë shumë parti në Luignën e Preshevës. A ka rrezik që si pasojë e përqarjeve mes shqiptarëve të rrezikohet pushteti nga serbët ?


NAGIP ARIFI: Sic jeni të njoftuar ne kemi mbajtur kuvendin themelues më 8 Korrik 2011 dhe në atë kohë qytetarëve ja kemi bërë të ditur se nuk kemi bërë parti të re për ta mposhtur pushtetin aktual por për ta fituar atë të pas zgjedhjeve të 6 Majit. Asnjëherë,asnjë anëtarë as i kryesisë po as i thjeshtë nuk mendon se duhet të mposhtet pushteti shqiptarë. Nëse deri tani ne shqiptarët kemi arritur që ti fitojmë 22 apo 23 këshilltarë,tani besoj se do ti kemi 24 apo 25 dhe asesi nuk guxojmë që pushteti i Bujanocit ti bie serbëve në dorë. Ne me subjektet tjera shqiptarë jemi vëllezër dhe nëse ka fërkime kjo nuk do të thotë se së bashku nuk do ti mbrojmë interesat e përgjithshme shqiptare,kundërshtarë politik dihet kë e kemi dhe këtu nuk ka diskutim.

 

 

Presheva Jonë: Flitet, sidomos kohëve të fundit për statusin e Luginës së Preshevës, këmibim territoresh,të drejta të barabarta me serbët në Kosovë…ju për qka jeni të përcaktuar ?

NAGIP ARIFI:    Si bazë për këtë qështje për Partinë Demokratike është referendumi i 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992 si dhe platforma politike e tre kuvendeve e vitit 2006 si dhe deklarata e 1 Marsit të 2012. Të gjitha këto dokumente janë bazë sa i përketë statusit të Luginës së Preshevës dhe nëse vie deri të ndërrimi i territoreve ne jemi të hapur në atë drejtim por gjithmonë do të punojmë në atë drejtim që për shqiptarët të jenë të garantuar të gjitha të drejtat mbi batë të normave ndërkombëtare dhe normal,gjithmonë kemi potencuar dhe do ta potencojmë se shqiptarët duhet ti gëzojnë të gjitha të drejtat të njejta me ato të cilat i gëzojnë serbët në Kosovë.

 

 

Presheva Jonë: Pas fillimit të dialogut Kosovë-Serbi të gjithë prisnim që të zgjidhen disa probleme,por me këto polisat,paraportat, diplomat dhe disa probleme tjera me sa duke gjërat jo se po shkojnë në të mirë,por ato po keqësohen cdo ditë e më shumë për qytetarët e Luginës së Preshevës,si i vlerësoni këto zhvillime ?

 

NAGIP ARIFI:   Fillimin e këtyre bisedave nën mbikqyrjen e faktorit ndërkombëtarë ne i kemi mirëpritur dhe përshëndetur sepse këtu në Luginë të Preshevës kemi shumë probleme që kërkojnë zgjidhje duke i nisur që nga qështja e arsimit,qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallërave dhe për fat të keq së fundmi qeveria e Kosovës ka aplikuar polisat e siguritmit.  Dy ditë më parë ne jemi takuar me zv.kryeministrin Kuci i cili ka premtuar se do të ulen këto taksa.

 

 

 

Presheva Jonë: Cili është qëndrimi i subjektit tuaj rreth zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare të 6 Majit ?

 

 
NAGIP ARIFI:  Për sa i përket  zgjedhjeve lokale,ne kemi bërë apel tek të gjithë qytetarët që në mënyrë masovike të dalin e të votojnë për atë subject për të cilin atyre ua merr mendja se mund të punoj më tepër, kurse sa i përketë zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale ne kemi bërë ftesë tek simpatizuesit tanë që ato ti bojkotojnë sepse Republika e Serbisë ka shpallur zgjedhje edhe në Republikën e Kosovës, arsya tjetër është se Kosova ende llogaritet si pjesë përbërëse e Serbisë, pastaj ka qenë e paraparë që një pjesë e forcave special e xhandarmerisë serbe të largohet nga Lugina e Preshevës,kjo gjë nuk ka ndodhur,përkundrazi në këtë drejtim kanë ndodhur përforcime,burgosja e shqiptarëve të UCPMB-së si dhe ndër qindra arsye është edhe ajo se nuk duam që të paktën jo përmes neve shqiptarëve të Luginës së Preshevës Serbia të futet në Bashkimin Europian pasi që e dimë se ndër kushtet e shumta që duhet ti plotësoj Serbia është edhe ajo që ti ofroj në parlament pakicat,dhe kjo nuk do të ndodhë përderisa neve na mungojnë të drejta shumë elementare.

SHPËRNDAJE