Nagip Arifi, me shumicë votash është zgjedhur sot kryetar i ri i komunës së Buajnocit të cilin  post e ushtronte deri tash z.Shaip Kamberi nga PVD.  Në këtë kontekst përmendim zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit i cili po ashtu u zgjodh me shumicë votash Hajredin Hyda nga radhët e PD=së, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

AVNI JUSUFI

 

Buajnoc,8 qershor

 

 

Në Bujanoc sot është zgjedhur udhëheqsia e re e komunës së Bujanocit,me ç;rast fillimisht Kuvendi ka miratuar mandatet e këshilltarëve të rinj,dhe më pastaj janë zgjedhur organet punuese të Kuvendit Komunal të Bujanocit.Për kryetar komune është propozuar lideri i Partisë demokratike Nagip Arifi.i cili më pastaj me shumicë votash u zgjodh kryetar i komunës së Buajnocit. Në vazhdim të mbledhjes  u zgjodhën edhe udhëheqësia e re e pushtetit lokal. Në këtë kontekst përmendim zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit i cili po ashtu u zgjodh me shumicë votash Hajredin Hyda nga radhët e PD=së.Kuvendi zgjodhi po ashtu edhe nënkryetarin e komunës së Bujanocit Stojanca Arsiqin nga radhët e bllokut serb.Në këtë mbledhje solemne u zgjodhën edhe dy nënkryetarët e kuvendit komunal  ,njëri nga radhët e PD dhe tjetri nga blloku serb. Kompletimi i pushteti lokal u bë edhe me zgjedhjen e sekretarit të komunës së Buajnocit  nga radhët e Partisë demokratike Emurllah Lutfiu.Mbledhje e sotme kaloi pa praninë e opozitës dhe u mbajt në baza lidjore sepse shumica e këshilltarëve ishin prezent 21 këshilltarë.

SHPËRNDAJE