« Partia Demokratike konsideron se nuk duhet dyshuar në vullnetin e palës kosovare për zgjidhjen e problemit me policat kufitare. Qeveria e Kosovës në anën tjetër është duke bërë edhe kompromise mbase edhe të dhimbshme për njohjen e diplomave dhe të Universiteteve kosovare që do të ishte një lehtësim i dukshëm në punësimin e aq shumë të rinjëve tanë që kanë diplomuar në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë… »,ka deklaruar për agjencinë informative „Presheva Jonë“  Mr.Nagip Arifi, kryetar i PD-së.

 

Bujanoc, 20 janar/AIK-Presheva Jonë

 

Siq kemi njoftuar Partia demokratike e themluar kohë më parë eshte partia  e tetë nga partitë shqiptare në Buajnoc, Medvegjë dhe Preshevë, parti kjo e cila drejtohet nga ish-kryetari komunës së Bujanocit Mr.Nagim Arifi.

Lidhur me rolin dhe synimet e PD në avancimi e proceseve në Bujanoc e më gjerë, dretjuesi i kësa apertit Mr.Nagip Arifi gjatë një inetrvistë dhënë agjencisë informative kombëtare « Presheva jonë » fillimisht ai është përjgigjur se «  Formimi i një partie politike është një vullnet i shprehur lirshëm ndërsa burimin e ka në ndonjë moment sfidues për demokracinë të ballafaquar me situata dhe probleme që kërkojnë zgjidhje përmes zgjedhjes. E dihet se pjesa dërmuese e problemeve të një shoqërie zgjidhen përmes zgjedhjes e jo shkeljes së këtij parimi, norme, ndërsa aq më pak përmes raportit me dhe ndaj historisë dhe moshës së veprimit sipas sloganeve. Në shumicën e paraqitjeve tona publike, duke filluar që nga paraqitja në opinion me këshillin nismëtar e deri te konstituimi i të gjitha organeve përkatëse ne kemi pasur një përkrahje të atillë prej qytetarëve tanë sa që nuk e ka pasur asnjëra nga partitë e deritanishme. Andaj ne prej qytetarëve tanë konsiderohemi si shpresa e vetme që do t’i ndalojmë disa praktika që kanë shkelur vullnetin demokratik dhe që viteve të fundit kanë degraduar në një manifestim thuaja se ritual të ikjes nga përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve fundamentale me të cilat ballafaqohet Lugina e Preshevës… »

Ndèersa lidhur me  problemit aktual që po ballafaqohen qytetarër e Bujanocit, Medvejgës dhe Preshevës rreth faturave ne dogana z.Arifi në vazhdim pohon se  « Partia Demokratike konsideron se nuk duhet dyshuar në vullnetin e palës kosovare për zgjidhjen e problemit me policat kufitare. Qeveria e Kosovës në anën tjetër është duke bërë edhe kompromise mbase edhe të dhimbshme për njohjen e diplomave dhe të Universiteteve kosovare që do të ishte një lehtësim i dukshëm në punësimin e aq shumë të rinjëve tanë që kanë diplomuar në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë… »

Maqë Serbia nuk ka larg kohën e mbajtjes së zgjedhjeve paralamnetare duket se aséiderët e Luginës së preshvës nuk janë duke ndjeur duarkryq.ketë e dëshmon edhe ldieri i PD-s¨èe z.Arifi, sipas të cilit « partia jonë është shumë të përgatitur që në zgjedhjet lokale të ofrojmë më të mirën për qytetarët tanë, duke filluar nga programi që është në pasurim të vazhdueshëm e deri te zgjimi i qytetarëve tanë nga një apati politike e cila nuk guxon të na ngjajë, sidomos në Komunën e Bujanocit. Sa i përket zgjedhjeve parlamentare mendojmë se kjo çështje nuk i takon vetëm një partie politike dhe vendimi mbi këtë duhet të jetë ose një kompromisë i gjerë politikë e parimor mes subjekteve tona ose gjetja e një alternative tjetër e cila për shkak të rrethanave të momentit nuk guxon që votën e qytetarëve tanë ta bëjë të parëndësishme edhe përkundër vullnetit për ta pasur peshën e vet. (Marre nga Kosovalindore.com)

SHPËRNDAJE