NACIONALIZMI SHQIPTAR NË UDHËKRYQ

Shkruan
Eugen SHEHU

Fatet e popujve riciklohen kurdoherë përmes ngjarjeve të mëdha.Historia në shërbimin e saj të mëvonshëm,pos të tjerave,mund të ndalet në përcaktime e konkluzione logjike ku ndërlidhen jo vetëm bëmat e popullit por krejt teatri i veprimeve luftarake ngase kombi askurrë s’mund të luftojë kundër vetvetes.Shqipëria u gjend disi e vetme në luftën e saj kryengritëse çlirimtare,në agun e shekullit që sapo shkoi. Ajo pati të qartë se duhej ringritur si dikur,se duhej të klithte në vend që të qante e ankohej,se duhej të zgjohej në vend që të rrinte akoma me sytë mbyllur.Natyrisht në këtë përfundim, e çoi ajo frymë e pastër e nacionaliste që sapo kish filluar të ngjizej me përpjekjet vitale të patriotëve tanë.Dhe ajo nuk jepte shpresë për këtë nacionalizëm i cili mund të gjeneronte vetëm die e lëvizje paqësore,ishin pikërisht kryengritjet e mëdha kundër muzeut ballkanik.

MËKATET E EVROPËS DHE GJAKU YNË

Ndërsa fqinjët tanë,Italia,Jugosllavia e Greqia e drejtonin nacionalizmin e tyre drejt pretendimeve territoriale të reja,shqiptarët askurrë nuk ranë në këtë grackë të rrezikshme.Pati edhe plot prej tyre në vitet 1900-1921 që i njihnin mirë kufijtë e Ilirisë,pati që kishin jetuar prej këmbëve të Alpeve e deri në Prevezë,por askush prej tyre nuk pat menduar kurrë se si t’i kalonte këta kufij duke dhunuar e masakruar fqinjin.Parë në këtë rrafsh,nacionalizmi shqiptar mund të thuhet me plot gojën se mbetet më i përparuar ndaj nacionalizmave fqinje. Sidoqoftë,që në fillesat e tij,që në moshën e njomë të vet nacionalizmi shqiptar u godit në mënyrë dragoniane.Pa dashur të bëjmë sot përsiatje rreth konferencës së Londrës së vitit 1913,unë mendoj se coptimi i kufijve shqiptarë sipas interesave të fqinjëve tanë,ishte një goditje vdekjeprurëse për shtetin kombëtar të sapolindur shqiptar. Përkundrazi,nacionashovenizmat serbo-greke,duke qenë në pozita dominuese asaj kohe në Ballkan,u bënë shtytës të fuqishëm të qeverive të tyre për ekspansione ushtarake.
Coptimi i Shqipërisë në vitin 1913 ishte gati fatal.Evropa “u kujdes” që asaj t’i merreshin pjesët e saj më të mira,zonat ndërlidhëse urbane duke i prerë kësisoj mundësinë e komunikimit këtij vendi,me qytetërimin civil evropian.Kuptohet që edhe në rrafsh të nacionalizmit,coptimi do të ndikonte së tepërmi.Ndjenja e sapo lindur,ajo strukturë e sapoformuar me ç’rast kërkonte kohë e ndihmë të ngjizej u godit me një të rënë të lapsit,ashtu siç godiste shpata e Demokleut.
E vërteta është se kur shqiptarët u bënë protagonistë të një historie të ndritur çerekshekullore,kur ata u bënë diga e parë për të mbrojtur evropën,ata nuk firmosën dhe nuk i kërkuan asgjë Evropës.Të bindur se luftrat e tyre ishin të drejta shqiptarët dhanë gjakun e tyre për mbrojtjen kulmore të civilizimit evropian.Por çmimi i kësaj vepre,humbi në mjergullat e shekujve e pak kush prej udhëheqësve të fuqive të mëdha i ka rikujtuar këto drama,ndërsa firmoste për coptimin e Arbërisë së lashtë.Kjo harresë fatale,u duk më pas edhe në aleancat e Fuqive të Mëdha duke krijuar monarkitë ballkanike.Njihen tashmë preferencat e Anglisë,Francës e Rusisë me Serbinë dhe Greqinë.Nëse këto preferenca do të mbeteshin vetëm në rrfash shpirtëror,do të ishte e mjaftë.Por ato u shtrinë edhe më tej me kapitale politike dhe ushtarake,në nxitje për aventura shovene në dëm të asaj pjese të mbetur të Shqipërisë.Në këtë mënyrë,nacionalizmit shqiptar i duhej të përballonte sfida të reja,ende pa u tharë gjaku i plagëve që u hapën në vitin e mbrapshtë 1913-të.
Sidoqoftë ajo çka vlen të mos harrohet,është fakti se nacionalizmi ynë,edhe përballë këtyre sfidave nuk u dorëzua.Brenda tij,askurrë nuk lindën e rritën artificie shovene çka do të ishin tepër të modës për kohën.Ky nacionalizëm mbijetoi për fatin e madh se shqiptarët prej natyre duan paqë dhe jo luftë,ëndërrojnë prosperitetin,por kujtojnë dhe gjakun e derdhur,kan kërkuar ate çka i ka bashkuar dhe jo ata që i ka ndarë, kanë kërkuar lirinë dhe jo rrobërinë.Në të kundërtën,kush ka shkelur në pronën dhe votrën shqiptare ,ka marrë mesazhet e pushkës.

ALTERNATIVA NACIONALISTE

Nëse gjaku ynë i shprishur gurgulloi gjatë dy luftërave botërore këndej e andej kufirit,kjo mendoj se duhet parë në kontekste të luftërave ballkanike e më gjërë.Shqipëria u kthye në dy luftërat e mëdha,në shesh betejash ku më tepër se me armë,u përplasën interesat e fuqive të ndryshme evropiane.Paralel me këto luftra,mbijetoi i sigurtë përmes tyre nacionalizmi shqiptar.Ai tashmë fitoi jo vetëm siguri dhe pjekuri por në mjaft raste tentoi të shëndrohej në një forcë udhëheqëse përparimtare me kahje kurdoherë prej problemeve kombëtare.Madje ky nacionalizëm racional,kish nisur në vitet 1918-1920,të bënte përpjekjet e para me qarqet evropiane për t’u afirmuar nëpërmjet të një historie që kishte vënë “kapak heshtjeje”.
Edhe gjatë mbretërimit të Zogut,nacionalizmi shqiptar ndjeu së tepërmi përgjegjsinë e tij. Një shikim kalimthi i ngjarjeve në periudhën 1920-1939,të jep ide të sakta për këtë.A nuk ishin patriotët korçar ata që i bënë ballë sulmeve politike dhe etnike të Megaliidhese ? A nuk ishin trimat e labërisë që luftonin me çetat e tyre prej Pogradeci e deri në Himarë ? A nuk luftonin me armë në dorë trimat Bajram Curri,Azem Galica,e Idriz Seferi e dhjetra të tjerë të prirë nga flamuri ynë Kuq e Zi ?Sidoqoftë ajo ç’ka do t’i jepte një frymë të re,këtij nacionalizmi do të ishte sigurisht Lufta e Dytë Botërore.
Në fillimet e kësaj lufte nacionalizmi shqiptar nisi nga përpjekjet e para të tij për t’u grupuar duke menduar se fjala e tij vlente të ishte sa më e fuqishme.Përpjekjet e para,të bëra prej të madhit Mid’hat Frashërit dhe bashkëpuntorëve të tij,tashmë po dalin në dritë ca nga ca.nacionalizmat përgjithësisht rreshtohen aktivë përballë ngjarjeve dhe rreziqeve të mëdha.Kështu ngjau edhe me nacionalizmin shqiptar. Por sikur të mos mjaftonin tërë ato vuajtje,Shqipërisë do t’i duhej tashmë të jetonte edhe me dramën vëllavrasëse.Për fat të keq të shqiptarëve,komunizmi i importuar prej komunistëve sllavo-ortodoks,do të ishte edhe shkaku i parë i luftës pa kompromis që ideologia komuniste do t’i bënte nacionalizmit shqiptar.Anipse kjo luftë në mjaft raste u manipulua,anipse u fsheh dhe shtrembërua një pjesë tragjike e fatit tonë,burimet e sotme arkivore flasin për ate se komunistët shqiptarë,për të ruajtur fituar karrigen e afruar nga titoja ishin gati të kryenin masakrën më shnjerzore ndaj nacionalizmit shqiptar.Veçmas në vitin e vështirë 1944, internacionalistët proletar shqiptarë ishin gati t’a kryqëzonin nacionalizmin këtë “armik” të urryer të miqësisë me popujt sllav.
Sot,nga largësia e mbi 7 decenieve,çdokush mund të pyes edhe rreth një çudie që ndodhi atëherë me alternativën nacionaliste shqiptare.Si ndodhi që kjo alternativë,befas një ditë të bukur me diell u braktis nga aleatët perendimorë ? A nuk ishin këta aleatë që paten biseduar e dhënë premtime ndaj dy grupimeve të vetme nacionaliste shqiptare,Ballit Kombëtar dhe Legalitetit ? A nuk ishin misionarët e forcave aleate që hartuan plane të përbashkëta me nacionalistët shqiptarë të bindur se vetëm këta mbronin sinqerisht të drejtat e kombit të tyre ?. Përgjigjja me ç’rast,për mendimin tim është krejt e kuptueshme.Aleatët e nacionalizmit shqiptar në vitin 1944,kishin bërë llogaritë e tyre të fshehta në këtë pazar të madh.Ata u rreshtuan kundër Gjermanisë dhe bënë çmos të mobilizonin edhe popujt e tjerë kundër kësaj force madhore.Por ata s’mund të shkelmonin aleancat e tyre të vjetra,të lidhura ç’prej fillimit të shekullit,me sllavo-helenët.Këtu dhe vetëm këtu,mendoi se vlen të shihen miqësitë dhe tradhëtitë e demokracive perëndimore me nacionalizmin shqiptar në vitin 1944. Parë në këtë kontekst,çdo shqiptar,mund ta përfytyrojë lehtë tanimë,pozicionin e vështirë ku u ndodh nacionalizmi shqiptar në këto momente.Nga njëra anë,lufta vëllavrasëse derdhte përrenj gjaku,nga ana tjetër,aleatët perëndimor e braktisën ate përfundimisht edhe pse e dinin se fatet e vendit do të binin në duart e bollshevikëve.Idesë së hedhur në Tiranë,kohën e fundit,ku fajësohet nacionalizmi shqiptar që “ua la pushkën komunistëve” më duket krejtësisht absurde,ngase nuk parashoh mundësi të tjera nga mund të rezistonin nacionalistët shqiptarë. Por thika e ngulur në shpinë të këtij nacionalizmi,do të ishte padyshim dhuna e ushtruar prej brigadave komuniste shqiptare e jugosllave,në Kosovë në Kosovën Lindore e trevat të Maqedonisë Shqiptare.Ky kapitull i dhimbshëm do të fillonte me ndjekjen dhe vrasjen e Shaban Polluzhës e Xhem Gostivarit,për të vijuar më tej në pushkatimet e dhjetra udhëheqësve të ONDSH-ës që vepronte në mjaft territore të Kosovës,në Preshevë,Shkup,Tetovë,Kumanovë,Gostivar e gjetkë.Tashmë për partizanët e titos e të enverit nuk kishte më barazi dhe të drejta popujsh, por vetëm ideollogji komuniste.Kush nuk e përfillte këtë kishte plumbin kokës.
Dihet prej të gjithëve se kombi,kushdo qoftë ky,nga çfardo qytetërimi të ket ardhur,nuk mund të mbahet dot në këmbë,pa një nacionalizëm të kulluar,brenda moraliteteve.Kjo ngase kombet,gjenden kurdoherë të rrethuar prej të tjerëve,janë në marëdhënie të vzhdueshme me ta në çdo fushë dhe tendencat janë për t’u ingranuar së bashku me rrjedhat historike.Është pikërisht nacionalizmi,që shërben si një rregullator,që nuk i le kombet të asimilohen prej më të fuqishmive,që mban ndezur tradicionin moral dhe kodet shpirtërore të popullit. Nëse disa prej krerëve nacionalist u larguan për në perëndim,fati i zi ndoqi përjetësisht brezat nacionaliste që mbetën më pas.Me metoda boshevike,partia komuniste shqiptare,i quajti këto “armiq” të rrezikshëm të popullit dhe i goditi pa mëshirë deri në fëmijën e barkut megjithse ishte e bindur se ata veç dashurisë për kombin,nuk kishin tjetër çfar të akuzoheshin.Rrënimi që iu bë nacionalizmit shqiptar në këto vite,goditja e tij për vdekje në deceniet e diktaturës së kuqe,çoi tek e mbramja në një fashitje të ndjesës kombëtare tek shqiptarët. Aq e vërtetë ka qenë zvetnimi sa shqiptarët e shtetit amë,mbaronin vite të tëra shkolle e nuk mund të njihnin trimat e nacionalizmit shqiptar.Ata nuk njihnin skluptorët e traditës apo shkrimtarët që shkruanin kryevepra të letërsisë nacionale.Madje as që dinin për çamërinë apo kosovën.Por ata mësuan përmendësh ku kish lindur Enveri,si kish mësuar,çfar kishte ngrënë në vegjeli dhe çfar i pëlqente në rini.Dhuna e tejskajshme psikike po denatyronte jo vetëm ate pak nacionalizëm të mbetur por edhe krejt shqiptarët e zakonshëm.

TRIUMFI NACIONALIST

Në fillim të viteve 90,komunizmi ra edhe në Shqipëri.Në fakt kufoma e tij kishte kohë që qelbte erë të keqe por u deshën disa ndryshime në Evropën Lindore,që edhe Shqipëria do të niste antikomunizmin e saj.Të indoktrinuar prej psikologjisë diktatoriale,mijërat e shqiptarëve nguronin të dilnin hapur në fillim.Në fakt brenda tyre jetonte një revoltë e madhe.Kjo kish të bënte sidomos me terrin e së kaluarës dhe tashme,ndërsa ky terr po largohej,dilnin lakuriq të vërtetat e mëdha. Ndryshimet u ndjen në krejt bakllkanin por ndërsa forcat politike në Shqipëri,filluan të tundnin flamujt e evropës,me fqinjët e tyre çuditërisht ndodhte ndryshe.Forcat kryesore të politikës greke dualën me një program tejet shovenist.Fjalimet e liderëve të këtyre forcave,ishin përshkruar tej e tej me fraza neobizantine me ç’rast nacionalshovenizmi ishte kryefjala,madje dhe ushtarët dhe ushtarakët grek këndonin këngë vdekjeprurëse për shqiptarët.Po ashtu në Serbi,pozita dhe opozita,udhëhiqnin fushatat e tyre elektorale duke tundur para marshuesve të beogradit,flamurin e pansllavizmit shoven.E vetmja paqë midis luftës për pushtet në serbi,ishte pikërisht mendimi i njejtë për t’i dhënë nacionalshovenizmit të tyre vendin që i takon,edhe ata në imitimin grek të tyre,betimet i bëjnë si në ungjill ashtu edhe në gjandarmëri e pushtet,mbi një tokë të huaj. Pa pretenduar se mund të marr në analizë krejt nacionalizmat ballkanike,mendimi im është se edhe në Rumani, Bullgari,Kroaci e Mal të Zi,nacionalizmat përkatës fituan dimensione të reja në s’fond të ngjarjeve që ndodhnin.Të konsoliduara ç’prej shekullit të kaluar ato u përgaditën për beteja të tjera qofshin këto në planin e afërt ashtu edhe strategjik.
E vërteta është se forcat nacionaliste në Shqipëri,ishin pikërisht Balli Kombëtar dhe Lëvija e Legaliteti,dy organizatat nacionaliste që u luftuan pa mëshirë prej 7 decenieve të “fitores komuniste”. I shpërfillur nacionalizmi shqiptar nuk u mirëprit si veprim edhe në organizimin e këtyre dy partive politike.Fakt është se,nacionalizmi shqiptar u perceptua si diçka jashtë kohës,gati muzeale,si një stoli që e mbajtën dikur udhëheqësit e tyre të parë por që tani ishte jashtë çdo funksioni. Nacionalizmi përdorej vetëm si formulë stereotipe,nuk zbërthehej ai i përshtatur me rrjedhën shpërthyese të ngjarjeve,nuk virej në krye si forcë udhëheqëse morale e shpirtërore.Tek e mbramja,nacionalizmi shqiptar,u potencua vetëm në aspektin propagandistik,në veprimtarinë e disa figurave qendrore që gjithsesi patën mbyllur sytë në mërgim.Por nëse këto dy forca politike tradicionalisht të djathta deshën të ringrenë nacionalizmin,të tjerat,të ashtuquajtura të tilla tinëzisht nisën denigrimin e tij.”Nuk na lejonë ndërkombëtarët !”” Të huajt nuk Ju duan në parrlament apo qeveri,po elektorati nacionalist të koalicionojë me të djathtët,se jemi së bashku,antikomunist “! Kështu që Balli Kombëtar mbeti i rrethuar dhe i izoluar,jo vetëm në shtetin amë por edhe në Kosovë,ndërsa në Maqedoninë Shqiptare asesi të mëkëmbet si parti politike,kur dihet se atje ka një traditë tepër të thellë veprimtarie,gjatë LDB-re.Megjithatë sot Nacionalizmi shqiptar po mer vehten,megjithë sulmet që i bëhen nga të gjitha anët,të mbrendshmet dhe të jashtmet,Nacionalizmi do të triumfojë.

MIJËVJECARI I RI… C’MUND TË JETË ?

Me Evropën jemi të “kënaqur” gjer në grykë. Por ama duhet gjithmonë të rimë vigjilent ndaj eshpeve ekspansioniste serbo-greke. Na duhet të thërrasim vazhdimisht nacionalizmin e ndershëm shqiptar.Jo vetëm për të rrëmbyer armët e për të luftuar,por është politika nacionaliste,çë të çon drejt ribashkimit të Kombit dhe Atdheut, duhet të thërasim nacionalizmin me qëllim që ta duam tokën tonë, të mbrojmë pronën tonë,familjen tonë,kulturën tonë,traditën e historinë tonë t’ua lëmë trashigimi brezave të shqipes,të rrisim brezat e ti edukojmë aty,të përparojnë aty,të kërkojnë e ti mbrojnë të drejtat e tyre pa u frikësuar jo vetëm nga akspansionizmi dhe shovenizmi i fqinjëve,por nga askushi në botë. Nacionalizmi duhet thirur edhe për ate të rilidhësh aleancat tradicionale të tuat,ç’rej fillimit të shekullit të shkuar e deri më sot,ne Shqiptarët i kemi mbajtur sytë tek SHBA-të.
Rasti i vitit 1999 të kaluar me Kosovën nuk na zhgënjeu.Por ne vetë duhet tashmë që ti lëvizim projektet tona politike e nacionale për të ardhmen,jo gjithmonë të presim diktate ndërkombëtarësh ku ma shumë mbështeten mbi parimet e humanizmit se sa ato mbi interesat dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve,pos të tjerave nacionalizmi të mban gjallë shpresën.Mijëvjeçari i ri do sjellë padyshim mentalitete të reja.Kina mori në dhejtorin 1999 një vend të sajin të humbur përpara 400 vjetësh (Makao).Ndërsa kufijtë tanë u coptuan vetëm 100 vjet më parë.A nuk kemi arsye të mbajmë gjallë nacionalizmin e ndershëm shqiptar ?.
Servilizmi,puthadora,nuk na shpiejnë drejt një ardhmërie të sigurtë kombëtare.Kjo vetëm na vonon në procese për të ardhmen kombëtare,por nuk do të thotë që nacionalizmi shqiptar do të hekë dorë nga synimet e saja për bashkim kombëtar,por as nuk do të thotë se nacionalizmi shqiptar do të lejojë këtë element trishtues politik,rahatshëm të krijojë pushtetin e vet servil e të koruptuar,kombi don ribashkimin e vet,është amanet i dëshmorëve që patjetër do të realizohet.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni