Njoftohen te gjithe konsumatoret e sherbimeve te N.P.”Moravica” – Presheve, se pompat thithese dhe shperdarese te ujit te cilet gjenden ne fshatin Zhunice, jane amortizuar dhe jane prane daljes se tyre jashte funksionit. Pompa e vetme  e cila ben thithjen dhe shperndarjen e ujit, qe eshte e vetmja ne funksion, punon me gjysmen e kapacitetit te saj per shkak te amortizimit te saj, njofton agjencia informative “Presheva Jone”

 

Presheve, 11 gusht
Ne menyre qe keto pompa te vihen ne funksion dhe qe te punojne me kapacitetin e tyre te plote, dhe qe te kete uje te bollshem ne shtepite tona, nevojitet nje investim prej se paku 1.000.000 dinaresh, shume te cilen N.P.”Moravica” nuk e disponon,  per shkak te shlyerjes se dobet te obligimeve tuaja  si konsumatore,  ndaj N.P.”Moravices”.
Ju njoftojme se ekziston mundesia e madhe qe javen e ardheshme keto pompa te dalin fare nga perdorimi dhe e gjithe popullata e cila furnizohet me uje te mbetet pa uje.
Pra,  ju apelojme qe ti paguani obligimet e juaja morale e ligjore ndaj N.P.”Moravices”, ne menyre qe te behen riparimet e nevojshme ne kohen e duhur, ne te kunderten N.P. “Moravica” nuk mban pergjegjesi dhe eshte e padrejte te akuzohet nese te gjithe ne mbetemi pa uje te pijshem.

SHPËRNDAJE