Boban Pavlovic, kreu i degës së Bujanocit i Partisë Demokratike Serbe në pushtet, e udhëhequr nga presidenti serb Boris Tadiç, e sheh qëllimin e Arifit për të tërhequr votues nga të dy anët e ndarjes etnike si jorealiste.

Nagip Arifi, kryetar i Partisë Demokratike, partia më e re në skenën e përzier etnikisht në Luginën e Preshevës, ka nxitur debat, pasi iu ka bërë thirrje serbëve lokalë që të votojnë për të. Ai, po ashtu, është udhëheqës i parë lokal shqiptar, që u distancua nga nacionalizmi tradicional shqiptar, duke thënë se zhvillimi ekonomik dhe investimet janë prioritetet e tij.

Duke shikuar përpara tek zgjedhjet lokale që priten të mbahen në pranverë të vitit 2012, ai tha: “Ne presim të kem vota të mjaftueshme që të kemi një rol kryesor në Bujanovc pas zgjedhjeve, dhe për ta arritur këtë qëllim ne presim vota edhe nga serbët lokalë.” Arifi ishte i pari dhe i vetmi kryetar shqiptar i Bujanovcit, qyteti kryesor në Serbinë jugore, nga viti 2002 deri më 2008, njofton “Jeta në Kosovë”. Ai themeloi Partinë Demokratike, verën e kaluar, së bashku me anëtarët e tjerë të pakënaqur të Partisë për Veprim Demokratik.

Partia dominuese në rajon është e udhëhequr nga Riza Halimi, deputeti i vetëm etnik shqiptar në parlamentin serb. Megjithatë, derisa Arifi përqafon një brand të ri të politikës të bazuar në ekonominë, në vend se të bazohet në identitetin etnik, shumica e shqiptarëve dhe politikanët serbë besojnë se votuesit lokale do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme ashtu siç bënë në të fundit – në bazë të kombësisë.

Boban Pavlovic, kreu i degës së Bujanocit i Partisë Demokratike Serbe në pushtet, e udhëhequr nga presidenti serb Boris Tadiç, e sheh qëllimin e Arifit për të tërhequr votues nga të dy anët e ndarjes etnike si jorealiste.

“Edhe pse nuk ka tensione etnike sot (në rajon), është joreale të pritet që serbët të votojnë për shqiptarët dhe anasjelltas”, tha ai, duke theksuar se në territorin e komunës, “ka vetëm dy vende multi-etnike”.

“Ne nuk presim nga askush të një fshati me popullsi krejtësisht serbe për të votuar për një parti shqiptare. E njëjta gjë vlen kur është fjala për fshatra krejtësisht shqiptare,” shtoi ai.

Skender Destani, lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës, një tjetër parti shqiptare etnike lokale, pajtohet me këtë.

Populli i këtij rajoni, dhe i gjithë Serbisë, mbeten të polarizuar në bazë të kombësisë, thotë ai.

“Ka ende acarime të mbetura nga konfliktet e armatosura në ish-Jugosllavi dhe çdo anë ende fajëson tjetrën dhe shmang përgjegjësinë”, tha ai.

“Derisa përgjegjësia (për ish-gjakderdhjen) të përcaktohet, çdo palë do të ketë vështirësi në profilizimin e saj si parti qytetare”, tha Destani.

Sondazhet e fundit dhe “straw polls” mbështesin këtë pohim. Një sondazh i kryer nga Portali Presheva.com, në gjuhën shqipe, në faqen e saj të Facebook-ut, në dhjetor tregoi se 85 për qind nga 300 vizitorë që kanë votuar, kanë thënë se mendojnë që njerëzit në jug të Serbisë ende do të votonin në bazë të kombësisë.

“Tema të mëdha kombëtare janë ende argumentet kryesore për shumicën e politikanëve, kur iu drejtohen qytetarëve. Gjithkush preferon të merret me politikën e lartë në vend se të kujdeset me problemet e përditshme ekzistenciale të popullit”, tha Driton Saliu, pronari i agjencisë.

Në jug të Serbisë, e cila është ende po mëkëmbet nga një konflikt i armatosur në vitin 2000 dhe 2001 në mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve shqiptarë në Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, votuesit deri tani gjithmonë kanë votuar në bazë të përkatësisë etnike.

Në Kuvendin Komunal të Bujanovcit, i cili ka 41 ulëse, zgjedhjet e fundit në vitin 2008 i panë tre partitë shqiptare që fituan 23 mandate, ndërsa nëntë parti serbe morën 17 mandatet e tjera. Një, shkoi për komunitetin rom.

Në shtator 2010, pas një periudhe të bllokimit politik dhe konfrontim në Këshillin e qytetit, partitë qeverisëse shqiptare ranë dakord të ndajnë pushtetin me përfaqësues të partive serbe.

Sipas të dhënave nga listat zgjedhore në zgjedhjet e mëparshme, 35.670 qytetarët kanë të drejtë të votojnë në Bujanovc, prej të cilëve 19.500 janë shqiptarë dhe 12.600 janë serbë.

Por një numër i madh i banorëve lokalë shqiptarë tashmë jetojnë dhe punojnë larg në Evropën Perëndimore, kështu që, mesatarisht vetëm rreth 12.000 njerëz votojnë në zgjedhje.

Në Preshevë, ku shqiptarët etnikë përbëjnë 95 për qind të popullsisë, dhe në Medvegjë, ku shumica janë serbë, situata është më e qartë kur është fjala për zgjedhjet.

Në tri komunat multietnike si një e tërë, jo më pak se 12 parti dhe grupe të qytetarëve konkurrojnë për zgjedhjet etnike shqiptare.

Nga ana tjetër, nuk ka asnjë parti autoktone serbe, përveç disa grupe të qytetarëve. Serbët në jug të Serbisë votojnë për partitë nacionale me seli në Beograd.

Arifi beson se partia e tij po fiton vrull, duke vënë në dukje se 1.500 njerëz janë bashkuar partisë së tij që nga vera.

“Nëse ne e dimë mentalitetin shqiptar, i cili është që familja voton ashtu si votojnë patriarkët e saj, ne mund të presim rreth 6.000 vota në zgjedhjet e ardhshme, që do të na sigurojë fjalën e fundit në formimin e autoritetit (në Bujanoc)”, parashikoi Arifi

Ai beson se asnjë parti e vetme në Bujanoc do të jetë në gjendje për të formuar pushtetin lokal në vetvete, dhe thotë se partia e tij nuk do të udhëhiqet nga konsiderata etnike, kur është fjala për të kërkuar partnerët e mundshëm.

“Ne do të bashkëpunojmë me partitë që duan të punojnë në forcimin e ekonomisë dhe tërheqjen e investimeve,” tha Arifi.

Nexhat Behluli, kreu i partisë PR, thotë se partia do të jetë gati për të lënë disa parti shqiptare etnike në opozitë, e cila do të ishte një precedent në Bujanovc.

Partia do të punojë aktivisht për të ndaluar dominimin politik të qytetit nga Partia për Veprim Demokratik, të udhëhequr nga Halimi, shtoi ai.

“Qëllimi ynë është, përveç përparimit ekonomik, për të hequr Halimin nga skena, pas dy dekadave e të qënit në pushtet apo afër saj”, tha Behluli, pronari i stacionit televiziv lokal “Spektri”.

“Ne nuk jemi të interesuar në politikë të lartë. Atë ua lëmë Beogradit dhe Prishtinës”, shtoi ai.

“Ne do të punojmë në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë, duke përfshirë serbët, Beogradin dhe komunitetin ndërkombëtar”, vazhdoi Behluli.

SHPËRNDAJE