auto_ehd1469221684Tetë civilë të vrarë dhe një kufomë që dyshohet të jetë e agresorit është bilanci i deritanishëm pas Sulmit në Munih. Policia ka njoftuar për median gjermane Bayerischen Rundfunks se bëhet fjalë për 20 të plagosur, disa sosh në gjendje të vështirë. Ndërsa sipas medias me seli në Munih “Abendzeitung”, janë dëgjuar të shtëna pranë redaksisë së saj, por që nuk konfirmohet nga policia dhe autoritetet gjermane që tregohen të rezervuara.

Kufoma e gjetur pranë Qendrës Tregtare në Olympia do vëzhgohet me robot, pasi dyshohet se në çantë mund të ketë bombë shpërthyese.

Të shtëna me armë mbi turmen e njerezve

Të paktën 9 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur, pas asaj që policia gjermane e ka përshkruar si “një sulm të mundshëm terrorist” në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum”, në Mynih të Gjermanisë. Aktualisht policia është në ndjekje të agresorëve, ndërkohë që numri i viktimave është konfirmuar nga Policia e Mynihut.

Policia bavareze bëri të ditur se dëshmitarë kanë informuar përmes telefonit se kanë parë 3 agresorë të armatosur në rrugët përreth vendngjarjes, të cilët iu drejtuan fillimisht qendrës tregtare e më pas janë larguar për nga stacioni i metrosë. Ata janë ende në arrati, ndërsa ka raportime se njëri prej tyre është vetëvrarë, por asnjë konfirmim zyrtar nga policia.

 

Të shtëna pati edhe në një qendër tregtare dhe nga një parking, ku si pasojë, deri tani kanë vdekur tetë persona dhe janë plagosur dhjetë të tjerë.

Policia po vazhdon me operacionin e madh në kërkim të tre vrasësve, ku ka përfshirë edhe snajperët në helikopterë.

Një person është gjetur i vdekur pranë Qendrës tregtare Olympia në Munih, që dyshohet se bëhet fjalë për agresorin. Kufoma e gjetur kishte çantë të kuqe, ngjashëm si gjuajtësi shkruajnë mediat bavareze Bayerische Rundfunk. Sipas policisë në çantë mund të ketë bombë, ndërsa u ka bërë thirrje edhe njëherë gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi deri në ndonjë njoftim tjetër.

Rritet në tetë numri i viktimave

Policia gjermane ka dhënë lajmin e kobshëm se numri i viktimave është rritur në tetë, përcjell botasot.info.

Revista gjermane Focus, duke cituar burime të policisë, më parë tha se njëri nga personat e armatosur qëlloi veten në kokë. Raporti nuk është i verifikuar.
Sipas policisë dy sulmuesit e tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në arrati dhe policia është në kërkim të tyre.

Policia konfirmoi se pesë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosen nga sulmi që ndodhi në qendrën tregtare ‘Olimpia’ në Munih të Gjermanisë.

SHPËRNDAJE