Tërnava, uron Kosove dhe Lugin e Preshevës për Bajram

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava uroi besimtarët islamë dhe qytetarët e Kosovës dhe Lugines se Presheves për Fitër – Bajramin, që festohet të dielën, njofton agjencia informative “Presheva Jone”

 

Prishtine, 18 gusht

“Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, të institucioneve të saj dhe në emrin tim personal i përgëzoj të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame, agjërimit të muajit të Ramazanit, dhe t’iu urojë festën e Fitër – Bajramit, duke e lutur Allahun e Madhërishëm për mirëqenien, lumturinë dhe shëndetin tuaj”, thuhet pos tjerash në urimin e Tërnavës.

“Në këtë ditë feste e gëzimi, kërkoj nga ju, kudo që jeni, t’i ruani vlerat e virtytet tona fetare e kombëtare. E kemi për obligim që të angazhohemi, punojmë për një të ardhme sa më të mirë për vendin tonë, që fëmijëve tanë t’ju sigurojmë një jetë me dinjitet, një vend me perspektivë, një vend ashtu siç e dëshirojmë.

Kjo festë sikur ne Kosove ashut edhe ne Luginen e Presheves na gjen më të organizuar si shoqëri, më të konsoliduar si shtet, më të fuqishëm, si komb e popull, kjo për faktin ngase sivjet jemi edhe në vitin jubilar të Pavarësisë së Shqipërisë, viti kur merr fund edhe pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës, andaj kemi shumë më shumë arsye të festojmë.

Duke ju përshëndetur e përgëzuar, më lejoni t’j


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni