Myftiu Tërnava u dekorua me çmimin ndërkombëtar të Dubait

Dubai, 1 mars 2012 – Me ftesë të autoriteteve zyrtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava po qëndron në vizitë në këtë vend, ku është takuar me zyrtarë të lartë të EBA.

Fillimisht, Myftiu Tërnava është pritur nga ministri për çështjet fetare, Dr. Hamed al Shejbani,  Myftiu i Kosovës, me të cilin myftiu Tërnava pati një takim të ngrohët e vëllazëror.

“Emiratet e Bashkuara Arabe, është vendi i parë arab, që njohu  Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe për këtë i gjithë populli ka konsideratë të veçantë për shtetin tuaj”- tha, ndër të tjerat Myftiu Tërnava.

Në takim dy bashkëbiseduesit u dakorduan që edhe më tej të thelojnë bashkëpunimi në mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare të EBA.

Myftiu Tërnava pati një takim edhe me Ministrin e Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe,  Hamdan bin Rashid al Maktoum, i cili njëherësh është zëvendësguvernator i Dubait. Në takim me Myftiun Tërnava, Ministri shprehu gatishmërinë e Emirateve Arabe që edhe me tutje të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në fusha të ndryshme si në arsim shëndetësi e kulturë.

Ndërsa, gjatë qëndrimit në Dubai, Myftiu Tërnava u takua me këshilltarin e guvernatorit të Dubait, Muhamed Rashid el Maktoum, i cili njëherësh është edhe kryetar i çmimit ndërkombëtar për Kuranin Fisnik që ndan Dubai. Me këtë rast Myftiu Tërnava u dekorua me çmimin ndërkombëtar për Kuranin fisnik.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni