ZURKOLIC: SERBËT JANË VETËVRASËS PATOLOGJIK !

Myftiu Muamer Zukorlic, kandidat për president të Serbisë, gjatë fushatës së tij në Sjenicë i ka quajtur serbët popull vetëvrasës. Ai ka premtuar se nga Serbia do të krijojë Emiratet e Bashkuara Serbe, nëse zgjedhet kapedan i anijes serbe që po fundoset.

Para qytetarëve, myftiu me ironi – meqë asnjëherë buzëqeshja nuk i shqitej nga fytyra – e ofroi programin për ”shpëtimin e Serbisë”.

“Nuk bëj shaka edhe kur qeshi. Ja, le të ma japin shansin dhe do ta tregojë këtë praktikisht. Për disa vite nga Serbia do t’jua bëjë Emiratet e Bashkuara Serbe. Vetëm në një rast shumica serbe nuk do të më zgjedhë – në qoftë janë armiq për veten e tyre”, ka thënë Zukorlic, transmeton Alo.

Ai u tha serbëve se me programin e tij mund t’i mbrojë nga boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, e të gjitha grupet e tjera etnike. Dhe, nëse është e nevojshme – “edhe nga NATO”!

“Me Vladimir Putinin nuk jam diçka i afërt, por kisha gjetur mënyra që të merrem vesh edhe me të. Nga të gjithë ata mund të mbrohem, por nuk mundem nga vetja e tyre, nëse ai është vetëvrasës. Nëse dikush vendosë që diçka të shkatërrohet, nuk mund ta ndali, se këtë edhe shkenca e ka vërtetuar”, ka thënë myftiu në mitingun e Sjenicës, i cili e krahasoi Serbisë me varkën që luhatet, të dëmtuar e të thyer në disa vende.

Ljajici kundër myftiut

Rasim Ljajic, kreu i Partisë Social Demokratike të Serbisë, tha se prokurorët dhe policia moti është dashtë të reagojnë ndaj veprimeve antishtetërore të myftiut, por se “po shihet se ai e ka mbështetjen e disa strukturave shtetërore në Beograd”.

“Nuk e di nëse ai punon për policinë, apo policia për të”, pyet Ljaic, i cili kundër-kandidati më i fortë i Zukorlicit në Sanxhak. Për deklaratat e myftiut, ai thotë se duhen “analiza shkencore, e jo politike”.

“Kur është fjalë për të, këtu do të ndihmonte shkenca më shumë, e ndoshta shpjegimi se ka qenë nën stres për shkak të pjesëmarrjes së dobët në tubimet e tij”, thotë ai.

Deklaratat e mëparshme që kanë nervozuar serbët
– Le të marrin mësim nga Egjipti dhe Tunizia. Atje kishte zullum të madh që është dashtë të ndalet dhe i cili – nëse pushteti nuk mbushet mend – mund të ndodhë në sheshin Gazi Isa-beg të Novi Pazarit dhe në Sheshin e Republikës në Beograd.

– Nuk jam kundër asaj Karagjorgji ta ketë një monument në Vraçarë, por jam kundër që rruga kryesore në Sjenicë ta ketë emrin e tij përderisa me flamurin e tij janë vrarë dy të tretat e sjenicasve.

– Regjimi në Beograd, me sjelljen injorante, mundet nga Sanxhaku ta krijojë një Kosovë të re.

– Kundër boshnjakëve janë bërë mbi 10 gjenocide, e më shumë se gjysma në Sanxhak. Do ta krijojmë qendrën për kërkimin e krimeve masive në këtë rajon.

– Nëse do Zoti, dhe e realizoj autonominë e Sanxhakut, nuk mund t’ju premtojnë një standard si në Dubai, por ja që po ju premtoj se do të jetoni si në Monako.

SHPËRNDAJE