Myftiu i Sanxhakut MUAMER ZUKORLIC, kandidat për President të Serbisë

Në Sheshin Gazi Isa Beut në Pazarin e Ri, është bërë mbledhja e nënshkrimeve për mbështetjen e kandidaturës së myftiut Muamer ef. Zukorlic për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi.

 

Novii-Pazar, 23 prill

“Kam humbur disa ditë sepse kam qenë në Emiratet e Bashkuara Arabe, por është edhe fakti se zgjedhjet e janë planifikuar të mbahen me një kufi minimal për fushatë zgjedhore. Unë kam besim se ne do të mbledhim numrin e nevojshëm të nënshkrimeve, por më thanë nga ana gjyqësorit që në fillim ka disa probleme
teknike”, tha Myftiu Zukorlic.

Ai i bëri thirrje gjyqësorit për të siguruar të gjithë logjistikën për të mbledhur nënshkrime dhe theksoi se energjia që ka, mbështetja dhe programi që u qytetarëve është garancion për sukses në zgjedhjet e ardhshme.

Myftiu ka komentuar edhe manipulimin e mediave në të cilat thuhet se ai në bazë të Kushtetutës së Bashkësisë Islame nuk ka të drejtë të kandidojë për president të Serbisë.

“Unë si Myfti kurrë nuk do ta shkelja Kushtetutën. Kushtetuta e Bashkësisë Islame absolutisht nuk e trajton këtë çështje. Nga ana tjetër, Kushtetuta e shtetit dhe ligjet që kanë të bëjnë me këtë temë janë mjaft të qarta, dhe vetëm shoqëria pacivilizuar prodhon tabu dhe dëshiron që disa gjëra t’i konsideroj si të ndaluara edhe pse nuk është e ndaluar me ligj. Nuk ka asnjë pengesë, as nga poziciomni kushtetues dhe as nga pozicioni juridik i shtetit. Mandej as sipas kushtetutes së Bashkësisë Islame , e as nga aspekti fetare sa i përket Islamit”, tha myftiu, transmeton SanzhakPress./Ismet Azizi/


1 Komente

  1. Shqyptar, April 23, 2012:

    Te gjithe shqiptarët e Kosoves Lindore me te drejte vote, duhet ta votojne Zukorliçin per kryetar t’shkinise, jo per diçka, por vetem per t’u tregu shkijeve ortodokse se muslimanët jane nje, padallim kombesie, race, gjinie, etj, jane vellezer dhe motra me njeri-tjetrin, krejt kjo per hir t’Allahut. Es selamun alejkum!

Komentoni