Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnva priti sot një delegacion nga Turqia i përbërë nga  deputetë të Parlamentit turk, profesor nga Universitet dhe biznesmen nga korporatat turke.
Delegacionit turk, i printe deputeti me origjinë shqiptare Rifat Sait – i cili njëherësh është edhe anëtarë i komisionit për marrëdhënie të jashtme në Parlamentin e madh të Turqisë.

 

Mysafirëve, Myftiu Tërnava pasi u shprehu mirëseardhje i njohu ata me gjendjen aktuale ne Kosove , pastaj  me arritjet që ka BIK, si dhe  me  sfidat dhe vështiruesit me te cilat po ballafaqohet ajo.

Ndërsa duke folur për gjendjen ekonomike në Kosove, Myfti Tërnava tha se Kosova ka një të kaluar të vështirë, e si rezultat i saj është edhe ngecja në zhvillimin ekonomik. Kosova sot ka nevojë për investime, andaj ne presim që korporatat turke të jenë më të pranishme në Kosovë.

“ Vëllezërit tanë  shqiptare që jetojnë në Turqi nuk kanë pse të hezitojnë të vijnë e të investojnë në Kosovë për të ngritur mirëqenien e popullit të Kosovës ngase këtë ia kanë borxh Kosovës se të parët e tyre kane lindur në këto  vende”- tha ndër të tjerat myftiu Tërnava .

Deputeti Rifat Sait falënderoj Myftiun për mikpritjen dhe e siguroj atë se Turqia dhe gjithë shqiptarët që jetojnë në Turqi  gjithmonë  do të jenë pran Kosovës dhe do të vazhdojnë te kontribuojnë edhe me për rritjen njohjeve për  Kosovës si shtet .

Po ashtu deputeti Rifat Seit tha se ai personalisht do të angazhohet të ti sensibilizoj  biznesmenët turq që  të investojnë në Kosovë.

SHPËRNDAJE