Myft. Naim Ternava i pergjigjet "Presheva Jone": A eshte haram te kremtohet Viti i Ri ?

“Kush nuk e feston, nuk e feston Vitin e Ri, por  kush e feston nuk është haram…” i ka deklaruar sot agjencise sone informative “Presheva Jonë”  njeriu numër një i Bashkësisë Islame të Kosovës Myftiu dr.Naim Tërnava

Prishtinë,31 dhjetor /AIK-Presheva Jonë

 

 Jemi duke jetuar në këto dite kur njerëzit bëhen gati për të festuar vitin e ri. Kjo festë dikund kremtohet më herët e dikund më vonë, mvarësisht nga lëvizjet e diellit dhe akrepave të orës,. pra datave. Për shembull në Evropë ndërrimi i motmoteve bëhet sonte (31.12.2010) dhe kjo atmesferë festive ka filluar qe një jave dhe vërehet anë e kënd..madje edhe ndër muslimanët edhe pse disa e kundërshotjnë një kremtin të tillë. Pra, shpesh here janë shtruar dilemma, sidomos nder ekpsrte dhe njohes te mire te islamit  të festohet apo jo Viti i Ri ndër muslimanët ? Per te hequir keto dilemma po ndriquar ket problematic gazetarët rreth kesja dukurie kanë marrur ne pyetje duke ekrkuar shpjegime nga personalitet kompetente. Se a është haram apo j one festohet Viti I Ri nga Muslimanët, ne sot kemi biseduar me kryetarin e Bashkësise Islame të Ksoovës Myftiun .Naim Ternaev. Z.Ternava në një prononcim ekskluziv për agjencinë tonë “Presheva Jone” dekalaroi se “ pritja apo kremtimi i Viti të Ri nga radhët e muslim,anëve nuk është haram. Po, është haram, nëse aty perdoren gjërat e ndaluara nga feja jone, pra alkooli, droga e gjëra tjera të pahijshme…”

Po ashtu në vazhdim të bisedes sonë me myftiun Tërnava nga Prishtina na deklaroi se “mundësisht vllezërit tanë duhet te kursehen në këto kremtime që të mos harxhojne shumë. Dhe do të ishte mire dhe mjaft humane dhe solidare nëse dikujt i shkon ndermend qe me ato të holla që do t i harxhonte për këso kremtimesh, mbrenda një ante  t i dergojne skamnorve, te varfurve, femijeve bonjak apo ne ndonje shtëpie inavlidesh me probleme sociale…Sepse Kosova, ne shqiptaret ende nuk i kemi bash rendet aq sa duhet per te harxhuar pë rnjë natë qindra euro, kur dihen hallet e vllezërve dhe motrave tona ekonomike dhe sociale, sdimos tek ne në Kosovëne  pasluftës..”

 

Lidhur me keto dilema se te festohet apo jo ndrrimi i motmoteve nder muslimanet, po japim edhe nje mendim te nje hoxhe ne Zvcier i cili sot ne diten e xhmuase ne ligjeraten e tij nder tjera tha se “kremtimi i Virtit te ri nder ne muslimanet,  padyshim është një pamje shumë e keqe per ne që reflekton besimin e dobët dhe humbjen e identitetit të tyre.  All-llahu [subhanehu ve teala] nuk na e ka lërë këtë çeshtje pa sqarim. Neve si musliman na ka caktuar dy festa vjetore dhe një festë javore. Festat vjetore janë fitër dhe kurban Bajrami, kurse javore, festa e ditës së xhuma…” . Sidoqofte urime Viti i Ri atyre qe e kremtojne sonte dhe urime atyre tjereve Vitine e Ri te tyre qe do ta kremtojne neser !

 

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni