MYZHDE: Fleni rehat, fundi i ksaj "dynjaje" nuk do të ndodhë sivjet…

Xultun, 11 maj 2012, NOA

Nuk duhet pasur më frikë nga fundi i 2012-ës, pasi nuk do të vijë fundi i botës këtë vit. Predikimi i fisit Maya lidhur me datën e tmerrshme 21.12. 2012 nuk është i saktë.

Në Guatemalë është gjetur kalendari më antik i këtij qytetërimi ku hidhen poshtë zërat për fundin e botës, të cilat janë përhapur masivisht vitet e fundit.

Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, një skuadër studiuesish gjeti këtë kalendar i cili daton në shekullin e IX, i pikturuar në muret e një shpelle në qytetin e Maya-ve në Xultun.

Kalendari dokumenton ciklet hënore dhe hedh poshtë teorinë për fundin e botës në dhjetor të vitit 2012, duke u bazuar në 13 cikle të kalendarit Maya të njohura deri më sot, konkretisht Baktun.

Kalendari në fjalë tregon se janë më shumë se 13 cikle dhe që sipas parashikimit Maya, Toka do vazhdojë të jetojë edhe për miliona vite të tjera.

Hieroglifet e gjetura në një tempull në janë të disa shekujve më parë se libri antik i shkruar në periudhën e postklasicizmit, në të cilat ishin bazuar përllogaritjet e fisit Maya për fundin e botës.

Edhe pse disa zona në shpellë janë dëmtuar, aty shfaqen hieroglife që tregojnë persona të ndryshëm me ngjyra të kuqe dhe të zeza, dhe një njërën prej figurave është edhe Zoti, Quetzalcoatl , hyjnia supreme e civilizimit Maya, me pupla blu përqark fytyrës.

Në pjesën lindore të shpellës shfaqen disa përllogaritje që korrespondojnë me ciklin hënor, ndërsa hieroglifet në veri mendohet se korrespondojnë me ciklet planetare të Marsit, Mërkurit ose Venusit.

Studiuesit thonë se objektivi i këtij kalendari ka qenë për të kërkuar harmoninë mes lëvizjeve të trupave qiellorë dhe ritualeve të shenjta.

Por kërkimet në zonën po vazhdojnë, sepse pothuajse e gjithë zona e Xultun është për tu eksploruar dhe surprizat ndoshta nuk do të përfundojnë me kaq.

a.y/noa.al


2 Komente

  1. Salimarke, May 13, 2012:

    Nuk eshte fundi i botos ate gje e di vetem ALL-AHU 
    Jam 11 vjec nga dibra e madhe 

  2. Salimarke, May 13, 2012:

    Fundi i botes nuk ndodh ne 2012 ate e di vetem ALL-AHU  ai na ka dhene jete dhe ai do te na e mer.
    Une jam 11 vec nga dibra e madhe .Edhe ne shpellat e Xulltunint nuk eshte e vertet e ka lene ndonje njeri 

Komentoni