Pas Behgjet Pacollit, edhe kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka publikuar disa detaje lidhur me takimet qe “treshja”, Thaçi, Mustafa dhe Pacolli kishin me ambasadorin amerikan Christopher Dell, që rezultoi me marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri. Kryertrai i LDK-s-, Isa Mustafa gjatë një interviste në RTK, ka bërë të ditur se Hashim Thaçi dhe Dell i kanë ofruar atij mundësinë që të propozoj një emër për president të Kosovës, por ai kishte refuzuar për shkak se sipas tij LDK është në opozitë. “Unë kam refuzuar ofertën që të propozoj emër për president. Këtë e bëra pasi ne jemi përcaktuar që të mbesim në opozitë dhe nuk jemi futur me kandidat për president”, ka thënë Mustafa. Ai ka mohuar se ka pasur presione nga ambasadori Dell, përkundrazi sipas tij takimet kanë qenë shumë relaksuese dhe secili përfaqësues politik ka dhënë argumentet e veta.

SHPËRNDAJE