Kështu ka deklaruar në një intervist ekskluzive për Kosova Info kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa.

Preshevë, 27 gusht
Nëse ka një marrëveshje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rishikimin e kufijve të dy shteteve të pavarura me marrëveshje paqësore dhe mbështetje ndërkombëtare, pa dyshim se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kenë fatin e përjetimit të ndjenjës së lirisë. Për këtë do të japi një kontribut të jashtëzakonshëm në përcaktimin e vijës së merituar kufitare të Republikës së Kosovës në lindje të saj. Kështu ka deklaruar në një intervist ekskluzive për Kosova Info kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjës eventuale të Preshevës në bisedimet Kosovë-Serbi, ai ka shtuar se faktori politik i shqiptarëve në Luginë të Preshevës është i përgatitur për pjesëmarrje në bisedimet Prishtinë – Beograd, duke qenë mbështetës kryesor i grupit negociatorë të Kosovës.

SHPËRNDAJE