Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka shprehur besimin se marrëveshja e arritur ndërmjet PDK-së, AKR-së dhe LDK-së për ndryshime të nevojshme kushtetuese do të respektohet.

http://www.botasot.info/img/ldk-engel-takimi-.jpgAi këto komente i bëri duke iu përgjigjur interesimit të mediave lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili me rastin e shënimit të 12-vjetorit të PDK-së në Drenas ka thënë se nuk dihet se kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

“Marrëveshja është legjitime dhe Kuvendi e ka pranuar si të tillë dhe ne do të punojmë sipas marrëveshjes”, ka thënë Mustafa, pas takimit që pati me kongresistët amerikanë Eliot Engël dhe Geri Piters të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

PDK, AKR dhe LDK në fillim të prillit kanë arritur një marrëveshje për ndryshime të nevojshme kushtetuese që do të krijonin rrethanën për zgjedhje të presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli…

SHPËRNDAJE