Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha të premten se është koha t’i jepet fund pavarësisë së mbikëqyrur. Ai ka deklaruar se ndërkombëtarët, pos që nuk e kanë mbikëqyrur Kosovën, ata nuk kanë realizuar pritshmërinë e kosovarëve. Kurse, ambasadori amerikan Christopher Dell, i pyetur nëse është koha e duhur për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikëqyrur, ka dhënë një përgjigje interesante, duke thënë se “vetëm pse sot është dita e tokës? Jo”! Për fundin e kësaj mbikëqyrje është deklaruar kryeministri Thaçi, kurse të njëjtën gjë e ka paralajmëruar edhe shefi i Zyrës civile ndërkombëtare, Piter Faith.

Isa Mustafa, ndërkaq, këtë periudhë kohore e quan të përshtatshme që t’i jepet fund pavarësisë së mbikëqyrur. “Ndërkombëtarët nuk na kanë mbikëqyrur, ndërkombëtarët më shumë janë implikuar drejtpërdrejt në disa çështje, mirëpo mund të them se ajo çfarë kanë qenë pritjet tona nga ndërkombëtarët nuk janë realizuar”, ka thënë kryetari i LDK-së.

SHPËRNDAJE