Mustafa i përgjigjet Beogradit dhe OSBE-së: Nuk thejmë mendjen rreth bojkotit !

Ragmi Mustafa i ka dekralurar agjencisë serbe Beta se “vendimin e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë i cili është legjitim dhe i plotfuqishëmi nuk ka drejtë të ndërroj asnjë kryetar i komunës as partive politike individualisht. Mustafa, i cili është lider i Partisë demokratike të shqiptarëve..”

 

Preshevë, 9 shtatot / AIK-Presheva Jonë

Vendimi për bojkotin e regjistrimit është i plotfuqishëm,meqë e ka aprovuar kuvendi i të gjithë këshilltarëve shqiptarë nga komunat e Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës,deklaroi sot kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Ai theksoi s e atë vendim nuk ka drejtë të ndërroj asnjë kryetar i komunës as partive politike individualisht. Mustafa, i cili është lider i Partisë demokratike të Shqiptarëve,deklaroi për agjencinë Beta që “vendimi për bojkot të regjistrimit nuk do të ndërrohet,por deri tashti përfaqësuesve të shqiptarëve askush nga institucionet ndërkombëtare nuk ju është drejtuar me kërkesa zyrtare”.

Miratimi i vendimit të Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë në Luginën e Preshevës për bojkotimin e regjistrimit të popullsisë në Serbi, që është paraparë të mbahet në tetor të këtij viti, ditëve të fundit ka ngjallur reagimet e përfaqësuesve të Beogradit zyrtar.

Autoritetet në Beograd kanë ftuar të premten shqiptarët e Luginës së Preshevës që të mos e bojkotojnë regjistrimin e popullsisë, të paraparë prej 1 deri më 15 tetor, ngase, sipas tyre, bojkoti i paralajmëruar është një katastrofë për shqiptarët e këtij rajoni.

Drejtori i drejtorisë për të drejtat e pakicave në Serbi, Nenad Gjurgjeviq deklaroi se vendimi për bojkotin e paralajmëruar është një veprim katastrofal për shqiptarët e Luginës. Sipas tij, me shifrat që do të dalin nga regjistrimi, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të përfitojnë edhe më shumë të drejtat e tyre.

“Të gjitha dokumentet dhe rregullat për regjistrimin janë të përkthyera edhe në gjuhën shqipe dhe Enti Shtetëror i Statistikave dhe institucionet e tjera ministrore do të sigurojnë një regjistrim transparent me pjesëmarrje edhe të pakicave në ekipet e regjistruesve”, ka theksuar zyrtari serb, duke shtuar se “në komunat me shqiptarë do të ketë edhe përfaqësues shqiptarë në ekipet e regjistruesve, sepse regjistrimi aty bëhet edhe në gjuhën shqipe”.

Prefekti i Preshevës, Ragmi Mustafa vendimin e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës e ka quajtur të plotfuqishëm. Sipas tij, atë vendim e ka miratuar Kuvendi i të gjithë këshilltarëve shqiptarë nga komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Mustafa theksoi se atë vendim nuk ka drejtë ta ndryshojë asnjë kryetar i komunës, e as i partive politike individualisht. Mustafa, i cili njëherësh është edhe lider i Partisë Demokratike Shqiptare, deklaroi se “vendimi për bojkot të regjistrimit nuk do të ndryshohet, por deri më tani përfaqësuesve të shqiptarëve askush nga institucionet ndërkombëtare nuk i është drejtuar me kërkesa zyrtare”.

Do theksuar, se Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës ka vendosur unanimisht javën e kaluar për bojkotim të regjistrimit në Serbi, për shkak të anashkalimit të tyre nga procesi parapërgatitor, mënyra e shtypjes së formularëve të regjistrimit dhe mospjesëmarrja e regjistruesve shqiptarë. Lidhur me këtë, shqiptarët e Luginës së Preshevës që nga fillimi i javës së ardhshme kanë paralajmëruar të organizojnë protesta për shkak të pakënaqësisë me pozitën e tyre në këtë rajon, dhe moszgjidhjes së çështjes së problemit të arsimit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni