Kryetari i komunës së Preshevës ka marrë pjesë në në konferencë ballkanike në Turqi në qytetin e Stambollit, ku të ftuar ishin kryetarë të komunave që udhëhihen nga komuniteti musliman nga Serbia, Kosova, Shqipëria Maqedonia e Bullgaria.

 

Preshvë, 24 shtator

Karakteri i kësaj vizite ishte studimor ku ishte mundësia të njoftohen me zhvillimet e Stambollit, i cili aspak nuk është larg me zhvillimet e Evropës Perendimore. Gjithashtu ka qenë mundësia e mir që të vizitohen edhe institucionet publike, ku financues janë vetë qytetarët dhe që funksionojnë mjaftë mirë.

Kjo vizitë ka pas edhe karakterin shoqërorë, dhe për tu njohur me zhvillimin e komunave tjera, dhe problematikën e zhvillimit të këtyre komunave. Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryetari komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ndërkaq e gjitha ka qenë e organizuar nga Lidhja e Komunave të Turqisë. /TP.

SHPËRNDAJE