MUSLIU: Shkupi të ndal diskriminimin ndaj studentëve nga Lugina e Preshevës në FYROM

Lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, ka reaguar ashpër duke kundërshtuar rreptësisht procedurat ligjore të autoriteteve maqedonase


Lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, ka reaguar ashpër të hënën, në një deklaratë dhënë për “Presheva Jone”, duke kundërshtuar, rreptësisht procedurat ligjore të autoriteteve maqedonase, të cilat kanë shtrënguar kushtet e vendqëndrimit për studentët shqiptarë jashtë Maqedonisë.

Bujanoc, 1 tetor

Musliu, kërkon urgjentisht nga Qeveria e Maqedonisë, të heq dorë nga këto ligje diskriminuese, kurse nga spektri politik shqiptar dhe universitetet shqiptare në Maqedoni, kërkon të reagojnë ndaj kësaj dukurie, e cila zvogëlon dukshëm numrin e studentëve shqiptarë, që studiojnë në këtë shte

Ky diskriminim, dipas Musliut, më së shumti i godet studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe ata të Kosovës, e posaçërisht këta tanët (të Luginës), të cilët duhet të udhëtojnë në Beograd, pranë ambasadës së Maqedonisë për të plotësuar aplikacionin për vendqëndrim dhe leje për të udhëtuar dhe studiuar në Maqedoni.

“Këto procedura diskriminuese të shtetit maqedon, ndikojnë për braktisjen e studentëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës, të cilët janë të shumtë në numër”, theksoi Musliu, duke shtuar se “studentët shqiptarë lëre që ballafaqohen me kushtet e studimit në Kosovë, për shkak taksës policore, tashti edhe me vendqëndrimin në Maqedoni”.

Lideri i LPD-së, Jonuz Musliu, kërkon nga Qeveria e Maqedonisë, të heq dorë nga këto ligje diskriminuese, kurse nga spektri politik shqiptar dhe universitetet shqiptare në Maqedoni, kërkon të reagojnë ndaj kësaj dukurie, e cila zvogëlon dukshëm numrin e studentëve shqiptarë, që studiojnë në këtë shtet.

Musliu, gjithashtu një akt të tillë diskriminues të shtetit maqedon e konsideron të dëmshëm për proceset integruese evropiane dhe lëvizjen e lirë ndër-rajonale, pikërisht në momentet kur Maqedonia pretendon Evropën, a në anën tjetër vë regjim të kufirit.

 

Metali Krasniqi


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni