Bujanoc, 21 korrik  -Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), dje kryetari Jonuz Musliu, priti në takim një Ekspertët e komisionit faktëmbledhës të Këshillit të Evropës të prirë nga Maria Guzenina dhe Samad I. Seyidov, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Kryetari Musliu takoi Ekspertët e komisionit faktëmbledhës të Këshillit të Evropës

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Jonuz Musliu, tha sot në një takim me anëtarët e Komisionit për monitorimin e Këshillit të Evropës në Bujanoc Serbi mund të bëjë përparim drejt Bashkimit Evropian, ndërsa të drejtat e shqiptarëve jane te kërcënuara në cdo sfre .

Kryetari Musliu e njoftoi me pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si
dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vënë theksin në çështjet e arsimit, kulturës,
informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip, sikur dhe çështjet me
rëndësi të veçantë për shqiptarët.

Lideri i Lugines se Preshevës  Jonuz Mulsiu tha për “Presheva Jonë”  se ka informuar Komisionin ne fjalë se dialogu ndërmjet përfaqësuesve politikë të shqiptarëve dhe organeve shtetërore eshte ngrirë keto tre vitet e fundit, dihet pse duiskrimnimi i te drejtave kombëtare dhje inashaklimi i kerksave legjitme te shiptareve entik ne Luginen e Preshevës

Musliu ne vazhdim ka pohuar delegacioni i Komisionit bërë të gjitha problemet që komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës përballet – “mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, mungesa e njohjes së diplomës Universitetit të Prishtinës, papunësia e lartë, mungesa e investimeve dhe një ndalim në përdorimin e simboleve kombëtare.”.

Ai ju tha anëtarëve te  Komisionit se “ne nuk kerkojme asgje me teper se sa serbet e Kosovës, te cilet sot ata jane te privilegjuar si nga qeveria e Kosoves ashtu edhe nga nderkombëtaret. Zgjidhja me fatlume per ne shqiptaret ne Lugines do te ishte forma dhe rrespektit te reciprocitetit mes serbeve ne Kosove dhe neve shqiptareve ne Luginë..”

Gjithashtu, kryearti Musliu përveç që dorëzoi raportin e gjithëpërfshirës i cili përmbledh
të gjitha shkeljet dhe sfidat me të cilat po përballohen shqiptarët në frymën
diskriminatore, ndonëse se theksoi se i janë adresuar gjitha institucioneve dhe
autoriteteve të Beogradit, ky i fundit nuk ka as vullnetin politik më të vogël për të
zgjidhur edhe pse ka marrë detyrime ndërkombëtare.
Kryetari Musliu e falënderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se
është shumë e rëndësishme që të merren informatat drejtpërdrejt nga përfaqësuesit
shqiptar.
Anëtarët e Komisionit u takua edhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.
SHPËRNDAJE