Musliu: Provokimet dhe politika dikskriminuese serbe, Beogradi po i hedh në rrugë shqiptarët në protesta gjithpopollore

jonmulsiBUJANOC, 30 qershor  -Lideri i LPD-së Jonuz Musliu, kyretar i kuvendit të Bujanocit  në një bisedë për agjencinë e lajmeve « Presheva jonë » ka  reaguar lidhur me të ashtuquajturat biseda informative dhe poltiken sistematike të diskriminimit të regjimit të  Beogradit mbi shqiptarët e Luginëns së  Preshevës..”

 

« Sigurimi shtetëror serb i cili po fton ne telefonata dhe po merr në pyetje qytetarët  shqiptarë, përkatësisht ish-ushtarëve të UÇPMB-së, kinse për të zbuluar armatimin e gjetur afër Xhamisë në Turi të Bujanocit,  Beogradi na e kujton mentalitetin e regjimit të Millosheviqit.. » ka deklaruar z.Musliu.

 

 

Sipas Jonuz Muslit « këto bisedat informative na kujtojnë periudhën e regjimit diktatorial të Millosheviqit në Luginë të Preshevës, të cilat paturpësisht po zhvillohen edhe nëpër objekte jo institucionale, për të mbjellë frikë dhe pasiguri ndër qytetarët shqiptarë e posaçërisht tek ish ushtarët e UÇPMB-së

LPD, kërkon nga faktorët politik e institucional vendor, një zë të përbashkët reagues ndaj kësaj fushate të egër diskriminues, të cilën po e ndërmarrin punëtorët e sigurimit shtetëror ndaj shqiptarëve përmes të të ashtuquajturave biseda informative. ka pohuar Musliu.

Gjithashtu,  sipas Muliut,  « Lugina e Preshvës do t’i drejothet për  ndihmë  faktorëit relevantë shqiptarë dhe atij ndërkombëtarë, duke filluar nga OSBE-ja, që të ushtrojnë trysni tek Beogradi zyrtar, për të hequr dorë nga politika diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës, të cilët nuk po zgjedhin mjete e metoda për ta bartur problemin e veriut të Kosovës në Luginë.

“Nëse nuk pushojnë të ashtuquajturat biseda informative dhe format e tjera të diskriminimit shtetëror të Beogradit, situata mund të dalë jashtë kontrollit e të manifestohet me protesta e bllokada të tjera, të cilat nuk i shkojnë për shtati stabilitetit edhe ashtu të brishtë në këtë rajon. Prandaj, politika dikskriminuese dhe provokimet ne biseda informative Beogradi po hedh në rrguë shqptarët në protesta gjthpopollore ” ka deklaruar z.Muli për “Presheva jonë”


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni