Bujanoc, 22 qershor  -Jonuz  Musliu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, njëherit kryetar i Kuvendit të Bujanoci, i ka bërtitur me zë të lartë duke i bërë me gisht deputetit të presidenit  serb, Nenad Mitrovicit, për shkak të diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në seancën e fundit të Kuvendit komunal në Bujanoc pati debat të ashpër mes kryetarit të Kuvendit, Junuz Musliu dhe Nenad Mitrovic, këshilltar nga Partia Përparimtare dhe njëherit deputet popullor në parlamentin e Serbisë. Lidhur me incidentin në fjalë Musliu për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka pranuar se ka pasur fërkime me deputetin serb, me të cilin ka polemizuar me tone të larta, te cilit i ka thënë se “këtu s’je në Beograd, por në Bujanoc”!

Polemika ishte rreth deklaratës së Musliut për “Shqipërinë e Madhe”.

“Fatkeqësisht asgjë nuk ka ndryshuar në të mirë të shqiptarëve në Luginë, pasi vendbanimet shqiptare sot janë rajonet më të pazhvilluara dhe më të diskriminuara në Evropë. Situata në Luginë sot mbahet në eter nga Serbia, as në lufte e as në paqe, sikur para 1999 në Kosovë. Dhe ky status quo për ne është i papranueshëm. Nëse situata del jashtë kontrollit, Serbia është përgjegjëse, për këtë kemi njoftuar edhe komuniteti ndërkombëtar”, ka deklarua Musliu.

Nenad Mitrovic dje qëndroi në Bujanac, ku ka provokuar shqiptarët, duke hedhur poshtë deklaratën e Musliut e duke thënë se Lugina e Preshevës nuk do t’i bashkangitet Kosovës. Sipas tij, deklaratatat e Musliut  dhene agjencise se lajmeve “Presheva jonë” kanë trazuar Serbinë duke shkaktuar reagime të ashpra nga Beogradi deri në Moskë dhe kjo është dicka e paranueshme për qeverinë dhe Serbinë.

Mitorvicka kërkuar që këtyre polemikave t’i jepet fund si dhe të respektohet ligji nga Musliu dhe të tjerët që mendojnë si lideri i LPD-së.

“Përmes gjuhës së një diktatori nuk frikësohem aspak dhe unë do ta mbrojë qytetarin e Bujanocit dhe Luginës së Preshevës pa dallim bindjet e  tyre. Unë nuk mund të them se jemi kundër bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën kur kemi një Referendum gjthëpopullor në vitin 1992. Nuk mund të them as atë se Lugina e Preshevës duhet të mbetet në Serbi, kur ne s’kemi pasur një Referendum  të tillë ”, ka theksuar Musliu.

Akuza të ndërsjella mes këtyre dy figurave publike u zhvilluan edhe në tema tjera që prekin interesin shqiptar dhe serb në komunën e Bujanocit dhe Luginë

SHPËRNDAJE