Bujanoc, 26 korrik  -“Musliu denohet me burgim, të paktën ende jo” eshke ky lajmi i fundit qe vjen nga Beogradi, rrespektivisht nga nje gjykate serbe. Sipas zëdhënësit te tribunali te Apelit Aleksandar Ilic “per fatin e Musliut dihet që nesër..”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Beograd, Nesër vendoset për Musliun në burg apo jo. Gjykata demanton disa portale në Bujanoc

Sipas zendhensit te gjykate serbe për procedurat ligjore në këtë rast, kompetente jane Gjykata për kundërvajtje në Vranjë, e cila ne baze të procedurave ndjek Musliu për nje shkelje të tillë, cka deri tash ende ska asnje vendim. Sipas Ilic Gjykata ka demantuar disa media ne Bujanoc (pastaj, lajmi u manipulua nga disa portale kosovare) se gjoja “Musliu ndjeket për kundërvajtje në Beograd dhe eshte dënua me 40 ditë në burg për shkak  flamurin shqiptar në ndërtesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Bujanoc..” (“Mediji u Bujanovcu su danas preneli da je Muslijua Prekršajni sud u Beogradu osudio na 40 dana zatvora najverovatnije zbog isticanja albanske zastave na zgradi NSA)

Ndryshe edhe z.Jonuz Musliu para pak një qasti ka demantuar disa portale ne Bujanoc dhe Kosovë. “Ky nuk është dënim për flamurin shqiptar, bëhet fjalë për disa aktivitete partiake”, ka thënë Musliu për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu e ka konfirmuar se gjykata e Beogradit, lëshoi një vendim përfundimtar për të i cili e dënon atë me 40 ditë burg.

Sipas tij, ky vendim nuk ka ardhur për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar.

 

Rreth kësaj afere lajmi me profesional e kishte raportuar qysh para dy ditesh agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” se fjale aty eshte rreth nje denim, gjobë kjo prej 40.000 dinarë nga 23 korrik i viti 2015 qe ka te beje rreth aktiviteve te partise së tij, ashtu siq i kishte kumtuar vete Jonuz Musliu kesaj agjenci lajmesh.

Sidoqftë, nesër do te dihet saktesisht se Jonuz Mulsiu pse denohet me at shumë te hollash (prej 320 euro) apo me 40 ditër burg..Sidoqofte këtë dënim nga Beogradi z.Musliu për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” e ka konsideruar skandaloz dhe të  padrejtë dhe një formë të presonit mbi të dhe partinë e tij. Kujtojmë se më herët Musliu ka përkrahur deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për krijimin e Shqipërisë së Madhe ku nxiti reagime edhe në Serbi.

SHPËRNDAJE