Bujanoc 16 dhjetor (AIK Presheva Jone)

LPD reagon ndaj këtij raporti, i cili me tendencë për ta ndryshuar realitetin, dhe për të barazuar agresorët dhe viktimat ka ofruar gënjeshtra të pamoralshme, të padrejta dhe pa dyshim sit ë tilla do të dështojnë.

Lëvizja e Progresit Demokratik, reagon ashpër ndaj raportuesit të Këshillit të Evropës, Marty, i cili në raportin e tij ka shpifur dhe trilluar se gjatë luftës në Kosovë, të burgosurit civilë janë vrarë nga ish pjesëtarët e UÇK-së, nga më pas u janë transplatuar veshkët për t’i shitur në tregun e zi.

Raporti tendencioz i Marty pretendon se kjo tregti ka filluar kur zoti Thaçi ishte udhëheqës politik në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në fund të viteve 1990. Këto dyshime të pabaza dhe djallëzore vijnë në momentet kur ish kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe partia e tij PDK-ja, gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë shënuan fitore bindëse.E di mirë Marty dhe të tjerët si ai se kush ka bërë krime gjatë luftës në Kosovë dhe për këto krime shumë udhëheqës të shtetit serbë janë dënuar nga gjykata ndërkombëtare për krime lufte.

LPD reagon ndaj këtij raporti, i cili me tendencë për ta ndryshuar realitetin, dhe për të barazuar agresorët dhe viktimat ka ofruar gënjeshtra të pamoralshme, të padrejta dhe pa dyshim sit ë tilla do të dështojnë.

Janë këto tendenca dhe po këto trillime, që edhe nga Gjyqi Special i Gjykatës së Qarkut në Beograd po ia veshin të rinjve shqiptarë ish pjesëtarë të UÇPMB-së nga Lugina me akuzohen për “krime lufte” ndaj serbëve, romëve dhe të tjerëve gjatë vitit 1999, në Gjilan dhe Anamoravë, thuhet mes tjerash në reagimin e LPD-së.

NGA KRYESIA E LPD-së
Jonuz Musliu – kryetar,
njëherit edhe kryetar i Asamblesë
komunale në Bujanoc

SHPËRNDAJE