Nga Sevdail JAKUPI, imam

Ligjëratë e së premtes . Në xhaminë Ebu bekër Es-sidik Preshevë

(Hytbe e xhumasë)

Falendërimi i takon Allahut i Lartësuar Atij i përulemi dhe vetëm Atij i nënshtrohemi, Të falendërojmë o Zot që na e dërgove Muhamedin pejgamber, udhëzues e qortues. Salavatet dhe selamet tona qofshin mbi te, mbi familjen e tij dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e kijametit.

Gjendemi para një grumbull të madh të mirave që na i ka dhënë Allahu i Lartësuar, të cilat i shijojmë sepse jemi musliman dhe besojmë në madhështinë e Alllahut. Për këtë edhe muslimani e falendëron Allahun që e udhëzoi në Islam dhe që e bërë të jetë besimtar ndaj Allahut. Muslimani bën ate që thotë Allahu dhe Pejgamberi alejhi selam, e refuzon të bëj ate që nuk don Allahu dhe Pejgamberi alejhi selam kush prej muslimanëve i kryen këto ai është muslimani i mirë. Ky musliman që po flasim ka para veti shumë e shumë angazhime, për ti dhënë atij epitetin musliman i mirë. Në të kundërtën nëse vetëm një nga angazhimet që i ka borxh ti kryej, ai nuk e kryen, ai më nuk është musliman i mirë, derisa të pendohet tek Allahu i Lartësuar Allahu thotë në Kur’anin famëlartë :

(Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre). Këto vepra të mira që i bën muslimani duhet ti bëj vetëm për Allahun i Lartësuar,e jo karshi njerëzve. Sepse ajo që bëhet karshi njerëzve nuk mbërrin asnjëherë tek Allahu. Sepse Allahu e don vetëm të sinqertën vepër. E muslimani i mirë duhet të kujtojë gjithmonë, se përveç që të bëj vepër të mirë ai duhet të e bëj veprën edhe për Allahun i Lartësuar Këtë gjë na e porositi edhe Allahu në Kur’an duke thënë :

(Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve). Jemi të gjithë dëshmitarë se në mesin e muslimanëve ka një laramani të madhe dhe nuk mund ti përfshish që të gjithë për të treguar të vërtetën e muslimanit të mirë. Sepse nuk do të thotë ai që nuk ka qenë sot në sabah në xhami nuk është musliman i mirë. Jo, se ndoshta ai e ka babën apo nënën e sëmurë dhe kujdeset për te, e namazin e sabahut e fal në shtëpinë e tij, ska kujt tja lëje mu kujdes. Nuk do të thotë ai që nuk ka shku ende në haxh nuk është musliman i mirë. Sepse ndoshta ende prej borxhave nuk ka dal apo ndoshta ka sëmundje që e pengon për mos me shku në haxh. Nuk do të thotë që një musliman nuk është i mirë, sepse ti nuk e ke parë asnjëherë tu dhënë sadak apo zeqat. Nuk është e vërtetë ndoshta ai është prej atyre që e mban shumë fshehtë se kujt ia ndan sadakan. Me gjithë bindjen se këso raste që po përmendim sot tek ne janë shumë pak, por edhe ata që i kryejnë po të njejtët ibadete apo edhe të tjera nuk kanë treguar shembull të mirë të një muslimani.

Të nderuar besimtarë

Nëse ndonjëri prej nesh del sot prej xhamisë me fjalën unë jam musliman i mirë, ai menjëherë ka sharru. Sepse muslimani i vërtetë dhe i mirë nuk thotë që është musliman i mirë. Andaj ato që po i thojmë sot është paraqitja reale e gjendjes së një muslimani i cili shëtitet në rrugët tona. Ne duhet të kemi bindjen së pari se ne duhet të përmirësohemi dhe të ndjekim shembullin e muslimanit të mirë.

(Kush e don ndokend për Allah, e urren për Allah ndokend tjetër, jep për hire të Allahut dhe nuk jep për hire të Allahut, imani i tij është i plotësuar). Nje musliman i vertete eshte i civilizuar, kultivuar, mencur. Por, para se gjithash ai eshte i çilter,dhe i zellshem.Theniet e tij jane te verteta,sjellja e tij eshte e mrekullueshme. Muslimani nuk ben krime e bagatella. Ai ndihmon vendin e tij,shoqerine tij, ambientin dhe te afermit e tij.Ai eshte nje shembull per rrethin e tij ne cdo pikepamje e ne vecanti per  moralin e tij te paster. Ai kujdeset per femijte e tij dhe iu mundeson qe ata te rriten me iman dhe me cilesi te pastra. Muslimani nuk gjen qetesi derisa ta kryej nje obligim te cilin e ka marë mbi vete,ai nuk eshte nje njeri i cili e len punen e tij per “neser“por perkundrazi,ai mundohet qe punet e neserme sipas mundesise t`i kryej qe sot.Eshte plote maturi ndaj prinderve te tij,imameve te tij dhe pleqve,cdo kush kalon mire me te. Ai nuk eshte asnjeher arrogant,por eshte i ngritur dhe eshte i vendosur.

Muslimani nuk qortohet me askend dhe kujdeset qe askend mos te nençmoje apo fyej.

Muadh bin Xhebeli r.d. ka thënë : unë mundohem që edhe gjumin ta zë sevap, ashtu siç e zë sevap edhe qëndrimin tim në këmbë për Allahun. Ky pra është një shembull shumë i lartë për një musliman që edhe gjumin ta shëndrroj në sevap, duke u munduar që nga gjumi të merr fuqi për ibadetet e ditës së nesërme. Ky pra ishte muslimani i mirë. E muslimani laraman është ai musliman dhe ajo muslimane e ditës së sotit, që pregaditet qysh përpara për të bërë një haram të ndaluar. Andaj ai prej sabahi e deri në mbrëmje nuk prek punë. Po hë de puno diçka, jo thotë  kam me shku në restorant sonte e më vyn takati për me kcy horë e me vallzu sa ma mirë. D.m.th. ai ka dertin e dasmës dhe haramit, ajo tjetra ka dertin e 8 marsit, se cilën valle sun po e vendos ta bëje atë natë, se nata e shkurti doket.

(Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (xhenneti), e nga ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri). Prej jasht musliman i mirë, kurse prej brenda nuk është.

Të nderuar besimtarë

Do ti vjen dita që robi i dinarit do ti bjere pishman për dinarin që ka mbledh, sepse dinari e largoi prej namazit e prej ibadetit. Do ti bjere pishman robi i zinas e i grave, sepse i vjen dita që vet do të hyjë në varr. Do ti bjere pishman robi i rakisë, sepse i vjen dita që e kap atë tjetër e dehur, ajo nuk është e dehme, por dënimi i Allahut është i rëndë. Për këtë shkak e shumë të tjera muslimani i mire i pregadit vetes së tij vendin e mire tek Allahu, gjithmonë duke punuar vetëm vepra të mira.

 

Tregohet se një arab musliman kish pas ëndërr mu ngjit në majën më të lartë të një mali. Tanë jeta e tij kishte shkuar duke menduar se si do të ishte që ai të ngjitej në krye të atij mali gjigant. E vendosi një ditë, morri mjetet e nevojshme për një alpinist dhe u nis vet. Filloi rrugën përpjetë malit. Kur arriti në gjysëm të malit erdhi nata, ftohti, fryma e madhe. I ra pishman që ishte nis. Por mu kthye ishte edhe më vështirë. Kështu që vendosi të vazhdoj të realizoj ëndërrën e tij të përjetshme, të ngjitej mbi mal. Duke u ngjit përpjetë ende pa mrri në maje të malit, i këputet litari dhe bie tek poshtë. Duke ra te poshtë atij i kalonte jeta e tij si një kasetë e shpejt e filmit të shkurt. Kurgjë nuk shihej në atë kasetë, diçka me vlerë. U pendua shumë për atë që kishte bërë. Duke ra te poshtë i lutej Zotit, o Zot më shpëto, vetëm Ty të lutem. Ramjen e tij e ndaloi siguresa e rastësishme dhe shpëtoi për pak. Mbet as mbi malë e as në tokë. Atëherë ai dëgjoi një zë: don të ndihmoj? Tha : po të lutem Zot më ndihmo. Tha : prej ty lypet vetëm ta këputësh litarin dhe shpëton. Por ai nuk e besoi këtë dhe filoi të ngjitej sërish përpjetë. Të nesërmen grupi i emergjencës e kishin gjetur ate të ngrirë dhe të vdekur vetëm 2 metra mbi tokë.

E vërtetë ishte fjala e Zotit, po ja që ai nuk i besoi dhe vdiq ashtu i ngrirë.

Si mendojnë sot muslimanët ai kanë litarët e tyre të sigurta? Se një shumicë veç janë ka bëhen alpinista. E po ja msyjnë maleve më të çuditshme, të ngjiten mbi ato male, e në të vërtetë ata skan takat për to, ata skan dije për to, ata skan vakt mu marr me to. Se muslimani ka punë më të meçme se sa ajo punë e pavlefshme dhe shumë punë tjera që mirren sot muslimanët me to sot.

Allahu na i faltë mëkatet , e na shpëtoftë prej dënimit të Xhehenemit. Allahu na falte neve prindërit tanë dhe gjithë muslimanët qofshin të gjallë apo të vdekur.

 

 



SHPËRNDAJE