Trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo është vendosur në mbrojtje të futbollistit turk, Nuri Shahin, i cili nuk ka arritur ta gjejë veten aq mirë në “Santiago Bernabeu”.
“Nuri Shahin nuk ka nënshkruar me ne për pesë muaj, por për pesë vjet dhe ka kohë të mjaftueshme për të dëshmuar se për çfarë arsye Reali e ka zgjedhur pikërisht atë”, ka thënë Murinjo. Derisa Shahin të mos e fitojë rastin e duhur për lojë, do të jetë i detyruar të punojë intensivisht në stërvitje.

SHPËRNDAJE