Murinjo: “El Klasiko” është vetëm një ndeshje për ne

Trajneri i Real Madridit, Hoze Murinjo, po përpiqet të largojë presionet para derbit të madh kundër Barcelonës, duke thënë se ky është vetëm një takim i radhës.

Reali aktualisht ka një seri prej 15 fitoreve në të gjitha garat, ndërkohë që në La Ligën spanjolle udhëheq me tri pikë më shumë se sa katalonasit, por këta të fundit kanë një ndeshje më tepër të zhvilluar.

“Ky është vetëm edhe një takim për ne dhe ka mbetur edhe pak kohë deri te “El Klasiko”. Nuk kemi ndryshuar asgjë për shkak të takimit me Barcelonën. Çdo gjë është njësoj sikur më parë. Seria jonë e fitoreve nuk është e rëndësishme, por e vetmja gjë e rëndësishme është ajo që do të ndodhë gjatë atyre 90 minutave”, ka thënë Murinjo.

Portugezi ka zbuluar se në “Santiago Bernabeu” do të dalë vetëm me një sulmues klasik, duke mos dashur të zbulojë nëse ai do të jetë Gonzalo Iguain ose Karim Benzema.

“Kristiano Ronaldo, Angel di Maria sigurisht se do të luajnë, ndërsa do të shohim se kush do t’iu bashkëngjitet në sulm”, ka porositur Murinjo.


2 Komente

  1. leonita, December 9, 2011:

    ReaL Madrit 2-0 Barcelona..
    I Love Real Madrit ♥

  2. FaTlum kurti, December 9, 2011:

    higuain do te je sulmues dhe do ti jep 2 gola

Komentoni