Mourinho mesazh emocionues për Ranierin (Foto)  Jose Mourinho, menaxheri i Manchester Unitedit, ka inkurajuar Claudio Ranierin, i cili u shkarkua nga Leicester City edhe pse para disa muajve fitoi titullin e Premierligës, përcjell Express

“Kampion i Anglisë dhe menaxheri i vitit i FIFA-së është shkarkuar. Ky është futbolli i ri Claudio. Vazhdo e buzëqesh mik. Askush s’mund ta fshije historinë që e ke shkruar”, ka shkruar Mourinho në rrjetet sociale

Edhe Jose Mourinho e kishte përjetuar të njëjtën gjë në Chelsea në vitin 2015. Ai u shkarkua nga ekipi londinez pasi e kishte shpallur kampion vetëm disa muaj më parë. /Express/

SHPËRNDAJE