Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, ka theksuar se në ndeshjen e kthimit ndaj CSKA-së së Moskës do të luajë me tre sulmues në mënyrë që të arrijë fitoren pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë në Rusi, në 1/8 e finales së Ligës së Kampioneve.

“Futbolli është i bukur sepse jo gjithmoë fiton më i miri. Në ndeshjen e parë tifozët rusë “luajtën” bashkë me lojtarët në fushë dhe tani që ne luajmë në Bernabeu dua që tifozët tanë të na mbështesin fuqishëm”, theksoi tekniku portugez.

Mourinho kujtoi se Real Madrid vjen me shumë besim në këtë takim sepse në 19 ndeshjet e fundit të zhvilluara në Ligën e Kampioneve madrilenët kanë humbur vetëm një, gjysmëfinalen e vjetshme ndaj Barcelonës.

“Vetëbesimi është në nivele të larta, ekipi nuk ka frikë, por e dimë që në Champions nuk ka ndeshje të lehta sepse çdo ekip që ke përballë është elitar në kampionatin ku luan”, shtoi Special One.

SHPËRNDAJE