Kapiteni i Liverpool, Steven Gerrard ka zbuluar disa prej prapaskenave më intriguese të merkatos së futbollistëve. Në një intervistë për “Daily Mail”, anglezi ka deklaruar se Jose Mourinho e ka kërkuar jo vetëm te Chelsea por edhe tani te Real Madrid.

“Mourinho më ka kërkuar kur ishte te Chelsea. Në atë kohë Liverpool nuk ishte shumë mirë dhe mu desh të mendoja. Por më pas i thashë jo dhe rinovova kontratën. Edhe kur shkoi te Real Madrid më ka kërkuar, por i thashë sërish jo sepse jam shumë i lumtur te Liverpool”, u shpreh Gerrard.

 

SHPËRNDAJE