Jose Mourinho zbulon se shansi për të sfiduar Barcelonën ishte një ndër arsyet kryesore që e bëri të merrte vendimin për të marrë drejtimin e Realit të Madridit në verën e vitit 2010. Trajneri portugez beson se La Liga është kampionati më I bukur në botë pasi ka në gjirin e saj dy skuadrat më të mira në botë të cilat po arrijnë në nivele gjithnjë e më të larta pikërisht prej rivaliteti të madh që ekziston ndërmjet tyre.

“ Po flasim për Barcelonën dhe Realin e Madridit, dy skuadra të mëdha. Merrni cdo skuadër tjetër në botë silleni në la Liga dhe nuk do të arrijë të përfundojë kampionatin në dy vendet e para. Pikërisht kjo është arsyeja që u bashkova me Realin, pasi nuk është e lehtë të sfidosh Barcelonën, është shumë e vështirë të jesh I suksesëshëm në këtë kompeticion. Jeta është shumë më e lehtë në cdo kampionat tjetër, cdo kampionat ku nuk përplas brirët me Barcelonën është më I lehtë. Barcelona është arsyeja kryesore pse Reali I Madridit është në këtë nivel.

Më pas Portugezi fokusohet dhe mbi gjendjen aktuale të rivalëve katalanas duke dhënë opinionin e tij mbi debatin nëse cikli I Barcës ka përfunduar me largimin e Pep Guardiolës.

“ Epoka e fitimit të titujve rradhazi në La Liga nga Barcelona ka mbaruar por cikli I tyre nuk është në përfundim. Ata janë ende një skuadër e madhe, ashtu sic është dhe Reali. Rivaliteti mes Madridit dhe Barcelonës është një beik për futbollin. Nuk kamë ndonjë të dhënë të saktë por jam I sigurt se Superkupa e Spanjës ka patur audience më të madhe se shumë ndeshje të Championsit sezonin e kaluar”

Mourinho më pas surprizon me elozhet për Juventusin dhe trajnerin e tyre Antonio Konte, dicka e papritur për ish trajnerin e Interit që në të kaluarën nuk ka patur një raport idilik me klubin bardhezi por që tani e shikon njw pretendent me potencial nw Champions League.

“ Juventus surpriza e Champions?. Le të mos bëjhmë shaka, Juventus është një emër I madh I futbollit europian dhe do të ishte krejtësisht normale ta shikonim të ecte përpara në këtë kompeticion. Ndoshta do të ishte surprizë që e fiton që në rikthimin e saj të parë pas disa viteve në purgator, duke triumfuar majin e ardhshëm në finalen e Londrës por nuk do të surprizohesha aspak nëse arrijnë në çerekfinale apo gjysmëfinale. Më thoni që tifozët e quajnë Konten Mourinhon Italian, kjo më nderon pasi Antonio më pëlqen shumë si trajner, është një fitimtar, e di se cfarë kërkon dhe është karizmatik.”

Një intervistë e gjatë ajo e Mourinhos pork u gjithsesi nuk ka vend për humorin e Cristiano Ronaldos, trajnerit nuk I pëlqen dhe nuk mundet të flasë për të.

SHPËRNDAJE