Mourinho e bënë të veten,e sjell Adebayorin

(AIK-Presheva Jone)

 

 

Pas problemeve të mëdha të cfaqura kohëve të fundit e sidomos pas lëndimit të sulmuesit Higuain në sulm,Real Madrid e kishte të patjetërsueshme të sillte një sulmues,megjithëse kundër kësaj ideje ishte presidenti Florentino Perez,kjo gjë u arrit pas kërkësave dhe këmbënguljeve të vazhdueshme të trainerit Mourinho se nuk mund të vazhdohet sezoni pa edhe një sulmues.

 

 

Marrëveshja u arrit në orët e vona të ditës së marten ë formë huazimi me mundësi blerjes së kartës së plotë të reprezentuesit të Togos në fund të sezonit.

 

Emanuel Adebayor kush e ka harruar,kohën kur ai luante te Arsenali,ia kujtojmë se ishte sulmuesi më I frikshëm në Premier Ligën Angleze,ku edhe në vitin 2008 u zgjidh futbollisti më I mirë I kontinenti Afrikan duke lënë pas si Didier Drogban ashtu edhe Samuel Eto’on.

 

Në prononcimin e tij të fundit pas transferimit ai ka deklaruar se me një dëshirë të madhe po shkon në Madrid duke shpresuar se do të jetë në gjendje ti ndihmoj klubit më të mirë në botë për të përmbushur dëshirat e tifozëve,fitimin e La Ligas dhe Championsit.

 

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni