Mourinho: CR7 i trishtuar? Për mua perfekt nëse shënon

Vigjilje e sfidës me Sevijen te Real Madrid që i duhet të gjejë ritmin e duhur në kampionat tani që Barcelonën e shikon pesë pikë larg, por në konferencën e shtypit të Jose Murinjos e gjithë vëmendja përqëndrohet mbi cështjen Ronaldo duke i dhënë mundësi trajnerit portugezi të thotë dhe shprehjen e ditës.

“ Nëse Kristiano është i trishtuar dhe luan në këtë mënyrë , për mua është perfekte dhe kështu”

Të qarta fjalët e Jose Mourinhos mbi trishtimin hipotetik të asit të tij, trajneri nxiton të shpjegojë se interesohet vetëm për sjelljen në fushë të sulmuesit.

“Luan në maksimum dhe shënon, ndihmon skuadrën, është shembullor në seancat stërvitore, nuk shqetësohem për gjërat e tjera sipërfaqësore që nuk kanë një rol të rëndësishëm.”

Sipas Murinjos polemikat e lidhura me portugezin i shërbyen vetëm medias, edhe pse detyrohet të pranojë se nuk e shqetësuan deklaratat e Ronaldos kur i kujtojnë se ishte vetë futbollisti që shfaqi pakënaqësinë, gjithsesi Murinjo kembëngul se zhurma e madhe u krijua nga gazetësrët që të mund të shrkuanin dhe të flisnin për dicka”

“ Kjo cështje ju dhuroi titujt e parë për 15 ditë gjatë pauzës së kombëtareve. Ronaldo ka nevojë vetëm për paqe e qetësi dhe të luajë futboll që është dhe gjëja që i pëlqen të bëjë më tepër. Dhe si unë ashtu dhe publiku duhet vetëm të vlerësojmë paraqitjen e tij në fushë , nëse në minutën e 80 të një ndeshje shikoj se nuk është mirë e zëvendësoj dhe hedh në fushë një lojtar tjetër.”

Fundi i një polemike që për trajnerin portugez madje as nuk nisi.

“Unë mendoj vetëm për të mirën e skuadrës time, nëse nuk fitojmë më vrasin, e njëjta gjë nëse futbollistët nuk janë mirë. Kristiani po bën shumë mirë në këto dy vjet dhe merita është e tija në 99 përqind, vetëm një përqind është merita ime”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni