Mourinho: Botërorit do t’i mungojnë Ibra e Bale

Kampionati Botëror 2014 nuk do të jetë i njëjtë pa yjet më të mëdhenj të futbollit, sipas menaxherit të Chelseat, Jose Mourinho.

Zlatan Ibrahimovic dhe Gareth Bale janë dy prej lojtarëve më të shtrenjtë në botën e futbollit, por asnjëri prej tyre nuk do të jetë në Brazil pasi Suedia dhe Uellsi dështuan të kualifikohen.

“Në çdo Kupë Botërore ka disa lojtarë të mëdhenj të cilët çdokush do të dëshironte t’i shohë, dhe që për arsye të ndryshme nuk janë atje”.

“Zlatan? Çdokush do të dëshironte ta shohë atë atje, por Suedia nuk ia doli. Gareth Bale është një tjetër lojtar fantastik të cilin mendoj se çdokush do të dëshironte ta shohë atje, por Uellsi po ashtu nuk arriti të kualifikohet”.

“Ka edhe të tjerë. Unë kam në ekipin tim portierin më të mirë në botë (Petr C ech) dhe ai nuk do të jetë në Kupën e Botës”, ka thënë Mourinho.

SHPËRNDAJE