“Për një Qeverisje Gjysmë-Presidenciale: Ndryshimet Kushtetuese në Kosovë”, ishte tema e debatit të organizuar nga Fredrich Ebert Stiftung dhe Grupi për Studime Juridike e Politike. Arsim Bajrami, kryetar i Komisionit për amendamentimin e Kushtetutës së Kosovës, tha se gjatë periudhës dhjetë vjeçare nuk ka pasur tendenca të fuqishme për ta çuar vendin drejt një modeli presidencia

Prishtinë,1dhjetor/AIK-Presheva Jonë

Së paku mbahen mend dy lider të fortë politik që kanë pasur një frymë presidenciale, ish presidenti Ibrahim Rugova, i cili ishte një lider politik që ka pasur një opsion që Kosova të shkonte drejt një modeli presidencial dhe Behgjet Pacolli, i cili publikisht ka dal me një opsion që të forcohen elementet presidenciale të Kosovës. “Unë kam marr pjesë në shkrimin e katër akteve kushtetuese apo jam bashkë autor i katër kushtetutave dhe në secilin proces kushtetues debati për formën e qeverisjes ka qenë fundamental”, tha kryetar i Komisionit për amendamentimin e Kushtetutës së Kosovës. Ai tha se Komisioni ka edhe pak ditë të kryejë procesin e amendamentimit, pas shtatë muajsh pune. Bajrami tha se kanë shikuar disa modele, të tri sistemeve politike të ndryshme. Ai premtoi se do të bëjnë amandamentimet në mënyrë të qartë, që të mos ketë konflikte dhe interferime ndërmjet presidentit dhe kryeministrit. Ndërsa, Ambasadori i Francës në Kosovë Zhan Fransua Fitu, tha se gjëja më e mirë për Kushtetutën e Kosovës është që të mos bëhen ndryshime të këqija, por të bëjnë gjëra të mira, e të cilat do të mund t’i kuptojnë edhe qytetarët. Sipas ambasadorit francez, çdo ndryshim në Kushtetutë do të lidhet edhe me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur ndërkombëtare në Kosovë. “Ajo çfarë bëhet është një kalim nga tranzicioni mbikëqyrës  ndërkombëtar tek institucionet vendëse dhe për këtë duhet pasur kujdes se çfarë ndryshimesh bëhen”, tha Fitu. Edhe ambasadori i Kroacisë në Kosovë Zoran Vodopija tha se qytetarët dhe institucionet e Kosovës, vet duhet të vendosin se cila do të jetë e ardhmja e tyre.

SHPËRNDAJE