Një përkujtimore për oktapodin Paul, parashikuesin e famshëm të ndeshjeve të botërorit, është vendosur në ‘Sea Life Aquarium’, në Gjermani.

Oktapodi u bë i famshëm për shkak se gjatë botërorit të futbollit “Afrika e Jugut 2010” parashikoi saktë fituesin e të gjitha ndeshjeve që Gjermania luajti në këtë kompeticion, duke përfshirë edhe fituesin e finales midis Hollandës dhe Spanjës.

Pas përfundimit të botërorit, pronari i oktapodit, Julie McDee, tha se Paul nuk do të bëntë më parashikime, duke e nxjerrë kështu në pension.

Oktapodi i famshëm ngordhi në 26 tetor.

SHPËRNDAJE