MONA LIZA, tashme nuk është vetme, ka edhe "motrën" binjake

MONA LIZA, tashme nuk eshte vetma, ka edhe “motren” binjake

Muzeu i arteve Prado i Spanjës ka zbuluar një kopje të jashtëzakonshme të Leonoardo Da Vinçit, La Gioconda, e pikturuar nga një nga nxënësit e tij në të njëjtën kohë, kur po kryhej piktura origjinale. Kopja ka qenë e ekspozuar më muzeun e arteve për vite me radhë, por ekspertët nuk kanë qenë në dijeni për rëndësinë e saj. Ndërkohë, origjina e kopjes është konfirmuar nga ekspertët e muzeut të Pardos dhe të Luvrit nëParis, të cilët mbajnë pikturën origjinale.

Piktura u zbulua nga një restaurim rutinor, që i ka çuar ekspertët të zbulojnë sfondin e errët prapa së cilës qe shtuar më pas figura e famshme e Mona Lizës dhe se ajo ishte mbuluar me një peizash italian, ashtu sikurse ka qenë në origjinalin e Da Vinçit. Artisti po ashtu ka përsëritur përmirësimet e Vinçit, për të cilat ekspertët kanë dalë në përfundimin se ai ka kopjuar La Gioconda në punishten e mjeshtrit, në kohën kur realizohen piktura origjinale.

Piktura është e përmasave të njëjta me La Gioconda dhe daton në shek. 16, sikurse origjinali. Besohet se ajo është pikturuar ose nga Andrea Salai, ose Françesko Melzi, që kanë qenë nxënësit më të afërt të Da Vinçit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni