Mona Liza me perime

Aron Zaid është një piktor që nuk përdor penela si të gjithë kolegët e tij. Në vend të tyre ai përdor ushqime dhe rezultatet janë spektakolare.

60-vjeçari ka risjellë disa nga kryeveprat më të mëdha botërore duke përdorur perime e fruta nga oborri i tij.

Ai ka prerë me kujdes patatet, brokujt e sallatën jeshile dhe i ka vendosur në mënyrë që të duket si Mona Lisa e Leonardo Da Vincit.

Gjithashtu ka rikrijuar versionet e Lindjes së Afërditës nga Sandro Botticelli dhe Dora Maar-it nga Pablo Picasso.

Për çdo vepër i janë dashur 5 orë punë.


Mona Liza me perime





Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni