Në prag të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit për ekipin e Tottenhamit,kroati Luka Modric ka dhënë një deklaratë e cila i shton besimin në skuadër nga tifozë,duke thënë se është i bindur se kjo skuadër do të qëndroj së bashku edhe për shumë kohë.

“Unë nuk kam ndonjë mendim për tu larguar,gjithashtu do të thoja edhe për bashkëlojtarët tjerë pasi që të gjithë kemi kontratë me klubin dhe jemi të lumtur” ka thënë kroati.

 

Ai gjithashtu ka thënë se nëse do të jemi kështu në vitin e ardhshëm kur të shkojmë përsëri në Champions League,kësaj here do të shkojmë me një eksperiencë shumë më të madhe të marrë duke fituar nga skuadra të mëdha si puna e Interit apo e Milanit.

:

SHPËRNDAJE