Komuniteti Shqiptaro – Amerikan (KSHA) dhe shoqata të tjerë shqiptaro -amerikane në shtetet e Illinionist, Uiskonsit dhe shtetet përreth kanë përshëndetur dhe janë vënë në dispozicion të thirrjes së Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane (LQSHA) të Joe DioGuardit, për unifikimin e faktorit politik shqiptar dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura të shqiptarëve karshi fushatës sistematike serbe dhe asaj maqedonase kundër shqiptarëve.

Lidhja Qytetare Shqiptaro – Amerikane pritet të riaktivizojë masivisht aktivitetin dhe punën e saj në drejtim të alarmimit dhe shpalosjes së çështjes shqiptare pranë administratës amerikane.

“Duke e përkrahur nismën e LQSHA-së në Nju Jork,takimi në Çikago ka vënë në dukje se koha shqiptare në atdhe kërkon në të gjitha rrafshet shqiptaro-amerikane aktivitet të unifikuar për të dalë në ballë të kauzës së kombit që ende po përballet me skenarët e shtypjes dhe të përdhosjes nga ana e institucioneve shteterore në Maqedoni. E gjithë kjo po bënë që jeta e popullit shqiptar në trojet e veta të bëhet e rëndë dhe e pasigurt u tha në takimin e sotëm të Çikagos”, thuhet në një deklaratë pas këtij takimi.

KSHA i bën thirrje të gjitha shoqatave tjera shqiptaro -amerikane të përkushtojnë vëmendjen dhe të organizohen për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe në trojet ku shqiptarët po vijojnë të jenë pre e diskriminimit sistematik.

KSHA-ja thekson se i bashkohet aktivitetit të LQSHA-së të ish-kongresistit Joe DioGuardi dhe i bënë thirrje të gjitha asociacioneve politiko-kombëtare,kulturore dhe sportive të shqiptarëve në Amerikë dhe botë që të formojnë degët e këtij asociacioni të rëndësishëm që ndër vite ka senzibilizuar çështjen shqiptare në Ballkan dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Programi kombëtar për çështjen shqiptare të Joe DioGuardit është projekti tashmë i njohur edhe në qarqet e administratës amerikane ku ka gjetur përkrahjen në Senat dhe Kongres në Uashington.

“Unifikimi i aktivititit të diasporës shqiptare nëAmerikë dhe botë u tha në takimin e Çikagos,do të krijojë mundësinë që institucionet demokratike të shtetit amerikan me kahet e vijave diplomatike dhe në bashkëpunim me BE-në të vënë në shqyrtim problemin e pazgjidhur shqiptar në Ballkan me theks të veçantë çështja shqiptare në Maqedoni që po nëpërkëmbet nga institucionet shtetërore,ku subjekti shqiptar në të gjitha nivelet po merrë pjesë vetëm me numër në ulëset paralamentare dhe te institucioneve qeveritare. Kjo po shihet këtyre ditëve kur me gjuhën e urrejtjes pa asnjë mbeshtetje kushtetuese, populli shqiptar është vënë para aktit si problem kolektiv për shtetin e Maqedonisë dhe me gjerë,kështu u tha në takimin me verpimtarët shqiptaro-amerikan në Çikago”, thekson komunikata.

KSHA do të kërkojë me ngulm nga administrata amerikane në Uashington rivlerësimin e Marrëveshjes se Ohrit, e cila më shumë ka shërbyer në këto vite si marketing të ashtuquajtur,,demokratik,,në Maqedoni karshi çështjes ndërkombëtare me pozitën e popullit shqiptar në konturat si në kohën e sistemit komunist.

SHPËRNDAJE