MJAFT MË ME « REAGIME TË ASHPRA » NË LETËR, POR TË PROTESTOHET NË MEDVEGJË OSE PARA OKB-së !

KOMENT REDAKSIONALDhuna dhe represioni serbë në Luginën  e Preshevës nuk ka të ndalur, siq tregoi edhe rasti më i freskët, ai në Medvegjë, cka  dëshmon se regjimi i Serbisë edhe pse po përgatit të trokasë ne dyert e BE-së. Ajo duket se po hynë me të njejtin mentalitet, sikur ajo Serbia e para viteve të 99-ta. Pra, ujku e ndrron kimen, por jo edhe hujin..

Rrahjen fizike te policit ndaj Sokol Ismajlit dhe familjes se tij ne Gerbac ne shtepine dhe pronen e tij ka shqetësuar opinonin shqiptarë, ku po denohet  ashpër. Por, a thua a mjaftojnë vetëm keto reagime të ashpra, siq është bërë tashmë shprehi të reagohet pas cdo incidenti.  Në vendet perendimore, pra edhe në Zvicër për këso rastesh rrallë reagohet në letër, por protestohet në rrugë apo para atij insitucioni nga kush është shkaktuar viktima apo dhuna, protestë paqësore, natyrisht.

Dhe cudi, tek rasti i fundit vijnë reagime të tilla nga banhofet e Zvicrës e gjetiu dhe disa individëve, degëve të partive tjera qofshin në vendlindje apo jashtë që të lenë përshtypjen se më shumë bëhen marketing me ta se “për rizalialh” siq thonë. Serbia ashtu-kështu po vazhdon të veten. Rreth këtyre  « reagimeve të ashpra » lidhur me rastin e Ismajlit në Medvegjë duket se bëhen dy gjëra pozitive, pra e para që i përkujtojnë shoqatave kompetente në këtë rast Këshillit të të Drejtave  Njeriut (punë e së cilës është ky rast)  dhe « partive të mëdha politike » të cilat deri më tash kanë heshtur ?!..apo presin të reagojnë para zgjedhjeve…Madje, nuk di ku na ra ne sy, rreth rastit në fjale se po deshka te merret KS i OKB-së (qesharake, që ndoshta s’eshte momenti te qeshet, por prej zori njeri edhe po i shpërthejka gazi..)  pra fjalë të mëdha. Fjatët si Agush e punët po dihet… apo ndashta paskan ngatërruar, e paskan pasur ndermend të thonë Këshilli për të Drejtat e Njeriut të OKB-së

Kush e ka vërtetë me zemër të reagojnë ja Gjeneva, ja OKB-në ku gjendet selia e të Drejtave të Njeriut ku mund të protestohet ose ja vlla  Medvegja pse nuk dilet para qendrës policore apo para komune të protestoohet qetë me moton « stop dhunës »…apo ndoshta pak ftoftë po merr qeto ditë..Pse vlla me dal me u mërdhie, ma mirë po « reagojmë ashpër » prej banhofeve në Zvicër apo prej dhomës, nxehtë, furra plotë « kompira », do të thoshte ndokush. Pra, kur serbët e Mitorvicës qe një muaj, ditë  e natë, në ftoft e kjamet,  qëndrojnë besnik barrikadave per te provuar te marrin tokën e huaj, pse shqiptaret e Medvegjës pra edhe të Luginës s munden te rrine ne kembe nja dy ore, ta zëmë?!..Ma mirë dy orë në proteste, se sa te tarahenen rrugeve apo cajtoreve..

Përmenda « banhofet » sepse mu sot isha duke u kthyer nga Bruxelli nga nje konfrence te BE-së dhe duhej të  prisja për ca minuta ndrrimin e trenave për në destinacionin e duhur, dhe aty rastesisht qelloi një grup shqiptarësh në një tavolinë restauranti duke qoritur duhan puf-puf…ta kishin ba mjegull aty..ata e bënin mu ket bisede  të Medvegjës, të reagimeve dhe si dukej nga fjalët ishin “faktor politik apo të naj shoqate”…. Dhe njëri i thoshte tjetrit « pash zotin, qysh tu dok qaj  reagimi jem ?.. i fortë a ?, i ashpër  a ? i kam mbyte krejt ikam shtri për toke a ? Phaaa..ja kam kajt nanën atynev… asaj partie tjeter, ja kemi ftof a.. » Dhe per cudi sa ndejta aty, askush nuk e zuri n’goje Serbine..por vetem reagova ashpër, ma forte,  ja bana, ja c’bana per inati asaj e kësaj shoqata apo asaj partie ?!…Haj, medet., medet…thash me vete dhe u ngrita..ika për të marrur trenin, nuk i dhash t’njofshem se qysh e kishin pas shtru ata, kisha frikën, ma bojshin sabah. Duket si tregim, por kesaj radhe ishte ky një  tregim i vërtetë, që mund të konsiderohet një koincidencë me zhvillimet,  punëve tona sot.  Kështu ndodh kur i hypet magarit prapë edhe senet shkojnë prap dhe futesh në greminë..

Kur ishte fjala për Gjenevën, OKB-në ditë më parë në një intervistë fundit që znj Mavy Pillay, komesare e Lartë KB për të Drejtat e Njeriut, dhënë agjencisë informative « Presheva Jonë » ishte shprehur qartë se për cdo problem,  për cdo diskriminim, për cdo formë dhune, shkelje të të drejtave të njeriut në Luginën e Preshevës t’i drejtohet asaj direkt me shkrim apo në delegacion nga Lugina, ajo  është e gatshme t’i pres në kabinetin e saj.…Dhe keto dikush duhet t’i bëjë apo edhe kjo do të kalojë ndoshta  sikur një petecion i paralajmëruar në Medvegjë kundër spastrimeve etnike i cili sot e kesaj dite nuk u bë, ndërsa serbët ketë e kishin bërë më herët…

Sidoqoftë, inshallah, rasti i familjes Ismajli nuk përsëritet dhe mbetet i fundit, por si po duket me këto far « reagime te ashpra » në letër nuk do te jete i fundit, sepse Serbia jo qe nuk i lexon, por nuk merzitet fore, pa ja bërë “dardhë ukere” në komunitetin nderkombëtar që të protestohet në tokë, në kembë e me brohoritje që zëri i shqiptarit  kundër dhunes dhe terrorit serbë të degjohet në Gjenevë, Bruksell e Uashigton… Po, nejse, ashtu siq jemi ashtu edhe punët i kemi dhe do t’i kemi fatkeqësisht…Po e përfundojmë ket koment me at hadisen, se Zoti, i kofshim fal atij, nuk do ta përmisonte gjendjen e atij popull, përderisa ai nuk e përmison  vetveten…e kjo gjendje, situatë e mjerë në Luginën e  e Preshevës padyshim nuk do të ndryshonte, nuk do të përmisohej me “reagime të ashpra” ne letër…


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni