Mitrovicë: Sulm te “tre rrokaqiejt”, vdes një shqiptar

Një shqiptar 38 vjeçar ka humbur jetën si rezultat i një sulmi me mjet eksplodues, në banesën e tij në veri të Mitrovicës.

Rasti është regjistruar rreth orës 01:20min, pas mesnatës së ditës së sotme, në rrugën “Kolashini” në zonën e “tre rrokaqiejve”, raporton Telegrafi.

Mjeti eksplodues, që mendohet të jetë një sasi e eksplozivit plastik, besohet të jetë vendosur dhe aktivizuar në parmakun e dritares së banesës, në katin përdhes të familjes Haradinaj. Në këtë sulm plagë vdekjeprurëse ka marrë viktima S.H. (1974), kurse familjarët e tjerë, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij, janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës.

Njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa hetuesit policor janë duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes nën udhëheqjen e Prokurorit Publik.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Deri në këto qaste nuk është raportuar për persona të arrestuar apo të dyshuar si kryes të këtij akti kriminal. Sektori i hetimeve të krimeve serioze në Mitrovicë, është duke ndjekur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit.


1 Komente

  1. Shqyptar, April 8, 2012:

    Shkijet, ntokat tona, nshpite tona, nfamiljet tona, na vrasin edhe nvitin 2012, e Thaçoviç do pajtim me ta, merri çoj nshpi, Thaçoviç, pasi po tdhimen kaq shume dhe me ngulm po e kerkon pajtimin me ta?!

Komentoni