Mitrovicë: Pesë serbë të armatosur hynë në shtëpinë e një shqiptar

Pesë serbë të armatosur janë futur të shtunën rreth orës 03:00 të mëngjesit në shtëpinë të Albin Kelmendit në “Lagjen e Boshnjakëve”, në Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar vetë pronari i shtëpisë, i cili rastin e ka paraqitur edhe në polici, përkatësisht në Zyrën e gjendjes civile që ndodhet në këtë lagje.

“Një polic i Policisë së Kosovës nga stacionii në Mitrovicë, pasi ka dalë në vendin e ngjarjes, nuk ka hapur rastin me arsyetimin se personat nuk kanë qenë të armatosur, por kanë pasur shishe të rakisë në duar”, ka thënë Kelmendi.

Sipas tij, serbët kanë kënduar këngë nacionaliste, duke fyer dhe thirrur për vrasje të shqiptarëve. Ai shtoi se personat ishin të armatosur kryesisht me armë automatike.

Banorët e kësaj lagjeje shprehen të jenë tejet të shqetësuar pas incidenteve që kanë ndodhur ditët e fundit nga ana e bandave serbe.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrin hapa urgjent që Njësia speciale e policisë së Kosovës (ROSU) të jetë e pranishme 24 orë në të gjithë territorin ku banojnë shqiptarët në veri.

“Nëse kërkesa jonë nuk realizohet, jemi të detyruar t’i mbrojmë familjet tona me të gjitha format nga bandat serbe”, kanë thënë banorët.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni